Ekonomia

Përmbytjet në Lezhë, drejtori i Bujqësisë: Hidrovoret duhet të kenë gjithmonë energji

Lezha është një nga zonat që preket më shpejt nga përmbytjet. Kjo për shkak se një pjesë e tokave janë nën nivelin e detit ose pothuajse në një nivel dhe për të mbajtur nën kontroll sasinë e ujrave janë në funksion 8 hidrovorë.

Drejtori i Bujqësisë për Lezhën, Ndoc Lleshi apelon ndaj fermerëve të kenë kujdes kur dhe ku mbjellin: “Të kenë kujdes, sidomos me mbjelljen e kulturave shumëvjeçare, të mbjellin aty ku nuk ka vatër depresive”.

Lezha njihet për terren nën nivelin e detit e për këtë arsye në qark janë 8 hidrovorë me ngritje mekanike. Në këtë kontekst, Lleshi thotë se duhet një vëmendje më e madhe për hidrovoret, sidomos sa i takon furnizimit me energji.

“Gadishmëria duhet të jetë maksimale dhe të ketë furnizim me energji elektrike, në mënyrë që mos të kemi të papritura”, u shpreh Lleshi.

Por jo e gjithë përgjegjësia është e hidrovoreve, pasi një peshë të fajit e kanë edhe vetë fermerët, të cilët kanalet e treta i lënë të papastruara, tha ai, duke bërë që rrjeti kullues që funksionon si kapilar të bllokohet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button