Ekonomia

Përmbytjet, qeveria shkurtoi me 25% fondet për infrastrukturën e kullimit

aaaaaaaDuke qenë se në përgjithësi na karakterizon memoria afatshkurtër, në këtë linjë po shkon edhe menaxhimi i ndryshimeve të motit. Brenda 9 muajve Vlora dhe Fieri janë përmbytur dy herë.
Përveç ekonomive lokale, dëmtimi masiv i kulturave bujqësore në pranverë e ka dëmtuar ekonominë kombëtare të paktën 0.3 % këtë vit. Emergjenca nuk ka ndërgjegjësuar aspak institucionet për një vëmendje ndaj një sektorit në të cilin vendi shpreson të rrisë ekonominë në të ardhmen.
Gjatë rishikimit të buxhetit 2015 në shtator të këtij viti, fondet për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit u shkurtuan me 520 milionë lekë ose rreth mbi 4.5 milionë dollarë.
Sipas arsyetimeve të qeverisë kur u ndryshua buxheti u shkurtuan fondet e institucioneve që nuk kanë mundur të shpenzojnë sipas planifikimeve fondet e përcaktuara në sektorë të ndryshëm.
Kështu nga më shumë se 2 miliardë lekë që ishte fondi fillestar në buxhet për infrastrukturën e Ujitjes dhe Kullimit me buxhetin e rishikuar ato ranë në 1,5 miliardë lekë ose me 25% . Ndërkohë fermerët e zonës së Verrit në Fier pohuan se, kanalet kanë 25 vite pa pastruar porse përmbytjet e fundit nuk krijuan shumë dëme pasi prodhimi ishte vjelur shpejt për shkak të verës së thatë.
Banka e Botërore në një studim të posaçëm për ndryshimin e klimës i ka rekomanduar Qeverisë shqiptare që të shtojë monitorimin e ndryshimeve të motit për t’i paraprirë kështu katastrofave që këto mund të sjellin në sektorin bujqësisë dhe energjisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button