Maqedonia
Përmes projektit të USAID-it janë punësuar 115 persona me pengesa
Në kuadër të projektit të USAID-it për punë praktike dhe punësim të personave me pengesa i cili funksionon nga gushti i vitit 2012 e deri më tani janë punësuar 115 persona, ndërsa 12 kanë hapur biznes personal, njofton Telegrafi.
Gjithashtu, 73 persona kanë realizuar angazhim praktik në kompani të ndryshme private, institucione publike dhe organizata joqeveritare, thuhet nga USAID-i.
Në dhjetor të vitit kaluar USAID-i e organizoi panairin e parë për punësim në Kumanovë posaçërisht i dedikuar për personat me pengesa.