☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 113.08 ▲1.38%
ARI 4,652 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,221 ▲ +2.93% ETH $2,120 ▲ +2.77% XRP $1.3357 ▲ +1.64% SOL $82.3800 ▲ +2.07%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.08 ▲1.38 % ARI 4,652 ▼0.6 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 113.08 ▲1.38 % ARI 4,652 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Përpjekja Ruse për ta penguar Kosovën në Këshill të Sigurimit, flasin për Express nga selia e OKB-së

Ditë më parë në media është raportuar se Rusia do të bëjë përpjekje që të mos e lejojë Kosovën të marrë pjesë në seancën e 27 prillit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ku do të diskutohet dhe raportohet për situatën në Kosovë.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka kontaktuar selinë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në New York.

Në një përgjigje për Gazetën Express nga  zyra për media e Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së kanë thënë se për çështjet e rregullave të Këshillit të Sigurimit përfshirë edhe atë se kush merr pjesë në takime, i takon anëtarëve të Këshillit të vendosin dhe s’i takon Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm që të komentojë.

Nga kjo zyrë kanë thënë se për këtë çështje duhet pyetur anëtarët e Këshillit të Sigurimit se si synojnë ta trajtojnë takimin për Kosovën.

“Çështjet e rregullave të Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë atë se kush mund të marrë pjesë në mbledhje, i takon anëtarëve të Këshillit që të vendosin. Rusia, siç e dini, është presidentja e Këshillit të këtij muaji. Ju mund të pyesni anëtarët e tjerë të Këshillit se si synojnë ta trajtojnë takimin për Kosovën. Nuk do të ishte për Sekretarin e Përgjithshëm apo zëdhënësin e tij që të komentonte këtë”, ka thënë për Gazetën Express, Farhan Haq, Zëvendës zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Kjo nismë e Rusisë ka ardhur pasi SHBA dhe shtetet e tjera perëndimore në muajin mars kanë refuzuar propozimin rus që në format të njëjtë sikurse Kosova të përfaqësohet edhe rajoni i aneksuar i Donjetskut.

Paralajmërimi i Rusisë për të mos e lejuar Kosovën që të marrë pjesë në seancë përmes përfaqësuesit është dhënë përme snjë dokumenti të Këshillit të Sigurimit, në të cilin flitet edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.Ndryshimi i praktikës së deritashme do të tentohet nga pala ruse, pasi në mars anëtarët e Këshillit të Sigurimit ia refuzuan propozimin që Daria Morozova ta përfaqësojë rajonin e aneksuar të Ukrainës Donjetsk, në cilësinë e Ombudspersonit, në seancat e Këshillit të Sigurimit.

“Ndërsa një përfaqësues i Kosovës zakonisht merr pjesë në konferencat e Këshillit sipas Rregullës 39 të rregullores së përkohshme të procedurës, Rusia mund të përpiqet ta kundërshtojë këtë praktikë në takimin e muajit të ardhshëm. Gjatë konferencës së Këshillit mbi situatën në Ukrainë më 17 mars, Rusia propozoi që Daria Morozova, në cilësinë e saj si ‘Ombudsperson i rajonit të Donetsk’, ta informojë Këshillin sipas rregullës 39”, thuhet në dokument. Kosova zakonisht është përfaqësuar nga presidentja ose Ministrja e Jashtme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.