Maqedonia

Përplasje VMRO-DPMNE-LSDM për prokuroren speciale, Katica Janeva

Mungesa e prokurores speciale, Katica Janeva, në mbledhjen e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, ka shkaktuar përplasje të ashpër verbale VMRO-DPMNE – LSDM.

Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Vllatko Gjorçev, kjo është hera e parë që një person i zgjedhur dhe i emëruar të mos paraqitet për të shpjeguar raport para Kuvendit të Maqedonisë, duke theksuar se Janeva është ftuar, por nuk është paraqitur, e as që ka njoftuar se do të mungojë, që sipas Gjorçevit, është një mosrespekt ndaj Kuvendit, Kushtetutës dhe ligjeve.

Pas konferencës për shtyp të Gjorçevit, për mediat është deklaruar nënkryetarja e kuvendit, Renata Treneska-Deskoska, e cila tha se teatri i sotëm, edhe njëherë dëshmon frikën e VMRO-DPMNE-së dhe liderit të saj, Nikolla Gruevski, që të përballen krimet e tyre, duke shtuar se VMRO-DPMNE, që në fillim të krijimit të PSP-së, ka tentuar që t’i bëjë obstruksione punës së saj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button