Te ndryshme

Përse fëmijët i ngjajnë më shumë babait sesa nënës?

Studimi

 Zbulimi më i fundit i shkencëtarëve të gjenetikës këshillon se gjenet e trashëguara nga babai, kanë pasoja më të forta sesa ato të trashëguara nga nëna. Kjo mund t’i ndihmojë studiuesit të zbulojnë dhe parandalojnë më shpejt sëmundjet

Like-Father-Like-Son-Relaxing-In-Bed.jpgShumë mund të argumentojnë se një grua trembet se pas një pike të caktuar të jetës, fillon t’i ngjajë më shumë nënës së saj. Por një kërkim i ri ka zbuluar se në kuptimin gjenetik, shumica e njerëzve janë në fakt më të ngjashëm me babanë e tyre.

Pavarësisht se ne trashëgojmë sasi të njëjtë të mutacioneve gjenetike nga prindërit tanë, në fakt ‘përdorim’ më shumë ADN-në që kemi trashëguar nga babai, zbuluan shkencëtarët.

Këto mutacione gjenetike na bëjnë ata që jemi dhe zbulimi se nga cili prind ne trashëgojmë më tepër, është thelbësor për zhvillimin dhe trajtimin e sëmundjeve si kanceri, sëmundjet e zemrës dhe diabeti.

Për shembull, nëse ne trashëgojmë gjenin e një sëmundjeje nga nëna, kjo mund të nënkuptojë se ky gjen mund të mos shprehet aq fuqishëm sa do të ishte, nëse do të vinte prej babait.

Autori i studimit, profesor Fernando Pardo-Manuel de Villena, nga Shkolla e Mjekësisë të Universitetit të Karolinës Veriore, tha se kërkimi ishte i pari që tregonte se gjitarët janë gjenetikisht më të ngjashëm me baballarët sesa me nënat.

Ai tha: “Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm që i hap derën një periudhe të re të zbulimit të gjenetikës njerëzore”.

“Ne dimë se ekzistojnë 95 gjene që janë subjekt i trashëgimisë nga origjina prindërore. Ato quhen gjene të shtypura dhe luajnë role në sëmundje, në varësi të origjinës së mutacionit gjenetik, si nga babai ose nga nëna”.

Ne kemi zbuluar se përveç kësaj ka mijëra gjene të tjera që kanë një efekt të ri nga prindi i origjinës. Këto mutacione gjenetike të trashëguara nga prindit shfaqen në shumë mënyra, por sëmundjet komplekse mund të përfshijnë shumë gjene, si lloji 2 i diabetit, sëmundja e zemrës, skizofrenia, obeziteti ose kanceri.

Për studimin, kërkuesit përzgjodhën tri specie të ndryshme minjsh me gjene të ndryshme. Ata kishin ardhur nga një nënspecie e minjve që evoluuan në kontinente të ndryshme. Këta minj ishin edukuar të krijonin nëntë lloje të ndryshme të pasardhësve.

Secila racë e këtyre pasardhësve u përdor si nënë dhe si baba për një brez tjetër minjsh. Kur këta minj arritën moshën e rritur, shkencëtarët matën shprehjen e gjeneve në katër lloje të ndryshme indesh.

Për këtë u përdor teknologjia e duhur që mund të identifikonte shprehjen e gjeneve në tru. Më pas u mat se sa shumë informacion gjenetik ishte trashëguar nga nëna dhe babai në çdo gjen të ADN-së së minjve.

Ata zbuluan një pabarazi te pasardhësit, gjë që i bënte gjenet e trurit të tyre dukshëm më të ngjashme me ato të babait. Kjo do të thotë se gjenet kanë pasoja të ndryshme në varësi të origjinës së tyre.

“Ky nivel i shprehjes është i varur nga nëna ose babai”, tha profesor Pardo-Manue de Villena. Ne dimë se gjitarët shprehin më shumë variancë gjenetike nga babai. Ndaj imagjinoni se një sasi e caktuar mutacioni është e keqe. Nëse trashëgohet nga nëna, gjeni mund të mos shprehet aq shumë sa do të ishte po të vinte nga babai. Pra, i njëjti mutacion i keq mund të ketë pasoja të ndryshme në sëmundje në varësi të origjinës. Zbulimet u publikuan në revistën e Gjenetikës Natyrale.

Rreth 40 për qind e inteligjencës së fëmijëve është e trashëguar

Studiuesit kanë vlerësuar se rreth 40 për qind e inteligjencës kalohet nga prindërit te fëmija. Zbulimi nga studimi më i madh i inteligjencës gjenetike te fëmijët, i shtoi edhe më shumë benzinë debatit nëse inteligjenca është një produkt i natyrës, apo e trashëguar. Duke përdorur të dhëna gjenetike të mijëra fëmijëve nga katër shtete, studiuesit e Universitetit Queensland, u përpoqën të ndanin pasojat mjedisore nga ato të trashëguara.

Ata zbuluan se rreth 20 deri në 40 për qind e variacioneve në inteligjencën e fëmijëve, vinte prej faktorëve gjenetikë, më pak se 40 deri në 50 për qind që kishte sugjeruar një studim i mëparshëm.

*Burimi: Daily Mail.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button