Rajoni

Përshkallëzohet tensioni! 5 anije turke hyjnë në ujërat grekë

Vihet re se transmetuesi i anijes sizmografike turke vazhdon të jetë i mbyllur që 24 orë më parë, siç është regjistruar në sistemin e zbulimit “marinetraffic”.

Theksohet se vërtet që anija turke Oruc Reis ka hedhur në det kabllot përkatëse të kërkimeve ,por ky kërkim në këto kushte kur ajo është e rrethuar me disa anije luftarake nuk mund të kryhet për shkak të zhurmës.

Gjithashtu burime nga ministria e Mbrojtjes së Greqisë bëjnë me dije se anijet e Flotës Detare greke që ndjekin nga afër këtë zhvillim u bëjnë thirrje çdo 15 minuta anijeve turke duke u kërkuar të largohen duke u shpjeguar se ndodhen në territorin grek.

Zhvillimit të fundit i ka paraprirë e ashtuquajtura lufta e Navtex-eve pasi menjëherë sapo Athina ka bllokuar një zone detare brenda raftit të saj kontinental , Ankaraja është përgjigjur me të njëjtën mënyrë në të njëjtën zonë duke sjellë tensionin mes tyre në nivelin më të lartë përsëri brenda disa javëve.

Ministra e Jashtme greke, ka reaguar menjëherë me një deklaratë të ashpër duke theksuar se Greqia nuk do të pranojë asnjë shantazh, do të mbrojë të drejtat e saj sovrane dhe i bën thirrje Turqisë t’u japë fund menjëherë veprimeve të saj të paligjshme, që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në rajon. Gjithashtu ministri i Jashtëm, Dendias ka urdhëruar ambasadën greke në Ankara, të dorëzojë një notë proteste në ministrinë e Jashtme turke, ndërsa ka zhvilluar bisedime me homologët e tij të Gjermanisë, Qipros dhe Behreinit, të cilëve u ka shpjeguar pikat kryesore të marrëveshjes që Greqia ka nënshkruar me Egjiptin, për zonat e tyre ekskluzive detare, duke sjellë në plan të parë edhe provokimet turke.

Nga anija e tij edhe kryeministri Mitsotakis, ka komunikuar në mëngjesin e së hënës me presidentin e Këshillit Evropian Charles Mishel, duke e informuar atë për marrëveshjen në fjalë, si dhe për zhvillimet në Mesdheun Lindor, ndërsa së fundmi ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-S Stoltemberg, duke i thënë atij se politika e qëndrimeve të ekuilibruara me Turqinë nga ana e Aleancës nuk po jep asnjë fryt. Pak më parë SHBA me anë të një deklarate janë shprehur të shqetësuara për veprimet e Ankarasë, duke u bërë thirrje autoriteteve turke të ndalojnë çdo operacion kërkimor për hidrokarbure në zonat mbi të cilat Greqia dhe Qipro pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor, duke theksuar se veprime të tilla janë provokuese dhe rritin tensionet në rajon.

Aleksandër Marku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button