☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 23 July 2026
S&P 500 7,393 ▼1.41%
DOW 51,660 ▼1.07%
NASDAQ 25,020 ▼2.61%
NAFTA 91.92 ▲5.86%
ARI 4,058 ▼2.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $64,806 ▼ -1.71% ETH $1,885 ▼ -2.94% XRP $1.1057 ▼ -3.64% SOL $75.8900 ▼ -3.18%
S&P 500 7,393 ▼1.41 % DOW 51,660 ▼1.07 % NASDAQ 25,020 ▼2.61 % NAFTA 91.92 ▲5.86 % ARI 4,058 ▼2.25 % S&P 500 7,393 ▼1.41 % DOW 51,660 ▼1.07 % NASDAQ 25,020 ▼2.61 % NAFTA 91.92 ▲5.86 % ARI 4,058 ▼2.25 %
EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1411 EUR/GBP 0.8531 EUR/CHF 0.9287 EUR/ALL 93.6272 EUR/MKD 61.4988 EUR/RSD 117.3864 EUR/TRY 53.9051 EUR/JPY 186.09 EUR/CAD 1.6074
23 Jul 2026
Breaking
Sporti

Pesë konkluzionet e triumfit, vendos 11 metërshi/ Polakët e pranojnë: Arbitri Mariani na dha një dorë të mire

Fitorja 4-1 ndaj Shqipërisë e ka rritur entuziazmin te polakët dhe pas ndeshjes portali “przegladsportowy.pl” analizon situatën e skuadrës së tyre duke renditur 5 konkluzione pas suksesit të fundit.

Në pikën e tretë ata rendisin gjykimin, ku e pranojnë që gjyqtari italian, Mauricio Mariani, nuk i shqetësoi në këtë takim, madje i ndihmoi se ndërhyrja e Glikut ndaj Manajt në pjesën e dytë ishte e gabuar dhe një penallti e mohuar për Shqipërinë. Analiza e kësaj medie polake nis kështu:

“Pas rënies së komunizmit, qytetet shqiptare u rritën me shpejtësi, që do të thoshte se ata kishin probleme me furnizimin me energji elektrike në fillim.

Ndonjëherë në Tiranë energjia mungonte gjithë ditën. Mbrojtja polake nuk ka probleme me ‘energjinë elektrike’. Skuadra polake po luan ende shumë nervoz në mbrojtje. Ju nuk mund të luani në atë mënyrë, anglezët do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm atë”. Pesë konkluzionet e kësaj medie për fitoren 4-1 të Polonisë ndaj Shqipërisë ishin:

  • Mbrojtje elektrike;
  • 2- Më në fund Souza buzëqeshi me lumturi;
  • 3- Gjyqtari nuk na shqetësoi;
  • 4- Polakët me kokë të qetë;
  • 5- Funksionimi i pjesëve u shpërblye në fund me fitore. Te pika tre, media e mësipërme shkruan se në vitin 1984 kur Shqipëria barazoi 2-2 me Poloninë në transfertë, pati shumë kontestime nga ana e polakëve për gjykimin. Sipas tyre, gjyqtari zviceran Bruno Galler favorizoi shqiptarët, por ndryshe ka qenë sjellja e arbitrit mbrëmë.

“Nuk kishte një gjë e tillë të enjten. Përkundrazi, Mauricio Mariani ndihmoi skuadrën polake, veçanërisht në pjesën e dytë, kur nuk fishkëlleu një goditje dënimi të qartë pas faullit të Kamil Glik ndaj Rej Manajt”, shkruante dje “przegladsportowy.pl”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.