☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.29 ▼0.25%
ARI 4,153 ▼0.16%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,988 ▲ +0.22% ETH $2,406 ▲ +0.6% XRP $1.3057 ▲ +0.55% SOL $105.1100 ▲ +1.32%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.29 ▼0.25 % ARI 4,153 ▼0.16 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.29 ▼0.25 % ARI 4,153 ▼0.16 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
20 Tet 2026
Breaking
Kosova

Pesë serbë të arrestuar për masakrën e Reçakut, Prokuroria dhe Policia japin detaje

Pesë persona janë arrestuar në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, në rastin e njohur si “Reçaku II”, që lidhet me hetimet për krime lufte.

Në konferencën për media të mbajtur pas operacionit, prokurori special Ilir Morina bëri të ditur se arrestimet janë kryer në bazë të urdhrit të gjykatës.

“Kemi ekzekutuar urdhrin e gjykatës, me ç’rast kemi arrestuar pesë persona të dyshuar për përfshirje në masakrën e Reçakut”, deklaroi Morina.

Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu, tha se të arrestuarit janë serbë, shtetas të Kosovës, ndërsa një person tjetër i dyshuar nuk ka arritur të arrestohet.

Prokurori Morina theksoi se personat e arrestuar dyshohet se kanë qenë pjesë e njësive të drejtuara nga Goran Radosavljeviq gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Këta të arrestuar sot janë pjesëtarë të atyre njësive”, deklaroi Morina, duke shtuar se rëndësi ka përfshirja e tyre në ngjarjet që po hetohen.Ai po ashtu nënvizoi se drejtësia mund të vihet në vend vetëm kur ekzistojnë prova të mjaftueshme, duke shtuar se deri në vitin 2020 nuk kishte pasur hetime serioze lidhur me masakrën e Reçakut.

Lidhur me identifikimin e të dyshuarve, Morina bëri të ditur se hetuesit kanë përdorur materiale të ndryshme, përfshirë edhe incizime televizive.

“Në procedurën e identifikimit, përtej tjerave, janë përdorur edhe dy incizime, njëri i publikuar nga RTK dhe tjetri nga Radio Televizioni i Serbisë”, tha ai.Ata kanë bërë të ditur se hetimet për rastin “Reçaku II” do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.