Kronika e zeze
Peshkopi, sherr mes gjimnazistëve plagoset një 17-vjecar
Një sherr i nisur mes dy gjimnazistëve në qytetin e Peshkopisë ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas burimeve të policisë, gjimnazisti Arianit Cara ka plagosur me thikë 17-vjecarin Alban Cenga , për motive që ende nuk dihen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në oborrin e shkollës.
Mësohet gjithashtu se është arrestuar autori i plagosjes, ndërsa 17-vjecari duket se ka marrë plagë të rënda dhe është në gjendje kritike për jetën.