Pezeshkian: Irani nuk i është shmangur kurrë dialogut me SHBA-në, edhe pse është sulmuar tri herë gjatë negociatave
Irani “nuk i është shmangur kurrë” dialogut me Shtetet e Bashkuara dhe do të vazhdojë ta kërkojë atë, edhe pse është sulmuar tri herë gjatë negociatave, deklaroi të enjten presidenti Masoud Pezeshkian, sipas raportimit të Al Jazeera-s. Në një takim me sipërmarrës, Pezeshkian tha se qeveria “kërkon seriozisht zgjidhjen e të gjitha çështjeve dhe problemeve që lidhen me sektorin e biznesit”, njoftoi agjencia gjysmëzyrtare Tasnim.
“Nuk i jemi shmangur kurrë dialogut dhe nuk do ta bëjmë këtë, edhe pse Shtetet e Bashkuara e sulmuan vendin tonë tri herë. Ka koordinim dhe sinergji të mirë mes krerëve të shtetit dhe të gjithë po kërkojnë zgjidhjen e problemeve dhe mangësive,” citohet të ketë thënë ai.
Pezeshkian shtoi se, pavarësisht “kufizimeve në det”, Irani po përpiqet të zgjerojë rrugët e import-eksportit përmes tokës me Pakistanin, Irakun, Turkmenistanin dhe Azerbajxhanin — një shenjë se Teherani po përgatitet për një periudhë të gjatë presioni ekonomik, edhe pse vazhdon përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës.
Deklarata vjen në një moment kur ndërmjetësit e Katarit po përcjellin propozime mes dy palëve dhe kur Kabineti iranian po shqyrton kundërpropozimin më të fundit amerikan për Hormuzin dhe sanksionet, siç njofton USA Today.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.