Vukoviq kërkon dyfishimin e shtesave për fëmijë dhe zgjidhjen e statusit të nënave me tre e më shumë fëmijë
Deputetja e Lëvizjes Qytetare URA, Millena Vukoviq, kërkoi që shtesat për fëmijë të rriten nga 30 në 60 euro në muaj dhe që çështja e nënave me tre ose më shumë fëmijë të diskutohet së shpejti në Kuvendin e Malit të Zi.
Familjet në Mal të Zi duhet të marrin mbështetje më të madhe në buxhetin e vitit 2027, sepse shpenzimet e jetesës rriten vazhdimisht, ndërsa ndihmat sociale nuk e ndjekin këtë ritëm. Kështu deklaroi, siç njofton Tv Boin, deputetja e Lëvizjes Qytetare URA, Millena Vukoviq.
Ajo kërkoi dyfishimin e shtesave për fëmijë, nga 30 në 60 euro në muaj, duke theksuar se çmimet e produkteve për fëmijë dhe shpenzimet për qëndrimin në kopshte janë rritur ndjeshëm gjatë pesë viteve të fundit.
Vukoviq ngriti edhe çështjen e nënave me tre ose më shumë fëmijë, kompensimet mujore të të cilave, prej 192 dhe 336 eurosh, sipas saj kanë mbetur të pandryshuara prej vitesh. Ajo bëri të ditur se, me iniciativën e LQ URA, kjo çështje së shpejti do të diskutohet në Kuvendin e Malit të Zi.
Deputetja theksoi se buxheti për vitin 2027 duhet të përfshijë masa konkrete për përmirësimin e standardit të familjeve, duke shtuar se URA do të insistojë në rritjen e shtesave për fëmijë dhe në zgjidhjen e problemit të nënave me tre e më shumë fëmijë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.