Pezullohen 24 ndeshje të Kupës së Mbretit pas aksidentit tragjik mes trenave
Federata Spanjolle e Futbollit ka shtyrë ndeshjet e Kupës së Mbretit që do të luheshin sot, pas aksidentit hekurudhor. (Anëtarët e ekipeve të shpëtimit mbërrijnë në vendin ku u përplasën dy trena me shpejtësi të lartë, në fshatin Urda, Toledo, Spanjë, më 28 tetor 2026 [Ismael Herrero/EPA])
Në shenjë zie për viktimat e incidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në Urda, provinca e Toledos, RFEF vendosi për shtyrjen zyrtare të 24 ndeshjeve të turit të parë të Kupës së Mbretit. Të gjitha këto ndeshje do të luheshin sot. Përplasja tragjike mes dy trenave me shpejtësi të lartë në drejtimin Madrid-Sevilja, ka shkaktuar dhjetëra viktima dhe shumë të plagosur.
“Në shenjë respekti dhe solidariteti për viktimat e incidentit tragjik hekurudhor të ndodhur në orët e para të mëngjesit, RFEF vendosi të shtyjë 24 ndeshje të turit të parë të Kupës së Mbretit. Së shpejti RFEF do të komunikojë kalendarin e ri të turneut dhe oraret e ndeshjeve të shtyra.
Familja e madhe e futbollit spanjoll i bashkohet dhimbjes së kësaj tragjedie. Jemi në dispozicion të autoriteteve për të ofruar ndihmën tonë”, – shkruhet në komunikatën e Federatës Spanjolle të Futbollit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.