roze
Pharrell Williams shpjegon pse e rrethon veten me femra
Pharrell Williams shihet gjithmonë i rrethuar nga femrat në publik dhe në një intervistë për ‘GQ’, Pharrell shpjegoi pse asistentet e tij janë femra dhe pse shkon më mirë me koleget sesa me kolegët.
“Jam njeri i ndjeshëm dhe më pëlqen të rri me njerëz të ndjeshëm. Femrat janë më të sinqerta dhe unë lidhem më lehtë me to”, tha 41-vjeçari.
“Gjithashtu, femrat i ndjejnë gjërat para se të ndodhin”, shtoi Pharrell Williams, i cili është një nga më të famshmit në muzikën pop të viteve të fundit falë hitit ‘Happy’.