Teknologji

“Philae” zgjohet nga gjumi

Agjensia Hapësinore Europiane (ESA) ka njoftuar se roboti “Philae” është zgjuar dhe ka kontaktuar tokën. “Philae” është sonda e parë që është lëshuar në një komet, atë 67P nga anija “mëmë” “Rosetta” në nëntor të vitit të kaluar.

Para se bateritë të fikeshin, “Philae” kishte qëndruar “zgjuar” për 60 orë, por për shkak se ajo kishte rënë në një pjesë ku panalet e saj nuk kishin kontakt me rrezet e diellit, në mënyrë që të karikohen bateritë, sonda kishte ndalur së transmetuari informacione drejt Tokës.

Por, përpjekjet e shkencëtarëve që përmes anijës “Rosetta” e cila kishte shkuar pranë sondës, në mënyrë që të rikthehen kontaktet, kanë rezultuar të suksesshme.

Në Twitterin zyrtar të sondës, menjëherë pas kontakteve të para, ishte shkruar: “Përshendetje Tokë! Mund të më dëgjoni?”, ndërsa në llogarinë e misionit “Rosetta” ishte postuar një foto, ku tregohet “Philae” duke u zgjuar, ndërsa ishte shkruar: “Lajme të jashtëzakonshme! Sonda ime Philae është zgjuar!”.

Sipas Agjensisë Hapësinore Europiane, “Philae” kishte kontaktuar Tokën përmes “Rosetta”-s për 85 sekonda, ky ishte kontakti i parë që pas nëntorit të vitit 2014.

“’Philae’ është duke bërë shumë mirë. Është duke operuar në një temperaturë -35C dhe ka në dispozicion 24W”, është shprehur Stephan Ulamec, menaxher i projektit të “Philae”s. Shkenctarët tani po presin për kontaktin e rradhës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button