Keshilla

Pilates: 6 parimet bazë

Pilates është një aktivitet motorik që nuk kufizohet vetëm në bonifikimin e muskujve, por ndërhyn edhe në posturë, rehabilitimet post-traumatike, ekuilibrin dhe ndërgjegjësimin e trupit.

“Pilates, thotë Ana Maria Cova, themeluese e CovaTech Pilates School, është një sistem trajnimi, një lloj gjimnastike e butë zhvilluar pikërisht nga J.H.Pilates në fillim të shek.XX që konsiston në një seri ushtrimesh të kryera me trup të lirë ose me mjete, në të cilat truri ka rëndësi themelore: sekuencat logjike i kërkojnë mendjes të bashkëpunojë me trupin në kërkim të kontrollit të përbashkët, saktësisë dhe rrjedhshmërisë së lëvizjeve, të koordinuara me frymëmarrje korrekte. Duhet të jeni të vetëdijshëm për atë që po bëni dhe në cilën pjesë të trupit ka ndikim.”

Kjo disiplinë bazohet në gjashtë parime themelore: përqendrimi, kontrolli, qendra e gravitetit, rrjedhshmëria e lëvizjeve, precizoni, frymëmarrja.

1. Përqendrimi. Është themelor në kryerjen korrekte të ushtrimeve të kërkuara dhe për t’i kushtuar vëmendje çdo lëvizjeje: çdo pjesë e trupit është  e rëndësishme dhe asgjë nuk duhet të injorohet ose neglizhohet. Përqendrimi është i rëndësishëm në kryerjen e ushtrimeve dhe nuk duhet të përfundojë me lëvizjen por të jetë i shtrirë në të gjithë trupin. Së fundi , është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ruajten e pozicionit të duhur gjatë ekzekutimit të ushtrimeve.

2. Kontrolli. Të lëvizësh pa kontroll mund të shkaktojë lëndime. Ju nuk duhet të keni në vëmendje vetëm artikulacionin  që ju sugjeron ushtrimi që po ndiqni, por në të njëjtën kohë, edhe pozicionin e kokës, qafës, gjymtyrëve të sipërme, gishtat, supet, shpinën, legenin, gjymtyrët e poshtme, këmbët dhe gishtërinjtë. Pilates ju mëson të keni kontroll të plotë të trupit tuaj, jo të jeni në shërbim të tij.

3. Qendra e gravitetit. Ajo është pika mbështetëse e kësaj disipline. J.H.Pilates e ka quajtur “Poëerhouse” (shtëpia e forcës) ose “Gridle of Strength” (zona midis fundit të kafazit të brinjëve dhe pelvisit). Qëndrimi korrekt i krijuar nga  forcimi i “Poëerhouse” mund të përfaqësohet nga dy vija horizontale të cilat kalojnë njëra në shpatulla dhe tjetra, sipër kockave të legenit. “Frame” ose “Box” (korniza) që është krijuar, ndahet nga një vijë vertikale (vija e qendrës) që tregon bilancin e duhur të forcave. Pilates mbështetet në vijën e qendrës dhe kontrollin e vendosjes së duhur të kornizës.

4. Rrjedhshshmëria e lëvizjeve. Çdo gjë duhet të jetë nën kontroll, as lëvizje shumë të shpejta dhe as shumë të ngadalta. Në lëvizje duhet të ketë harmoni, hijeshi dhe rrjedhshmëri e kombinuar me kontrollin e vetë lëvizjes. Sipas J.H Pilates rrjedhshmëria e lëvizjeve vjen nga forca e gravitetit.

5. Saktësia. Ky është një tjetër aspekt kyç që vjen nga kontrolli. Nga saktësia e lëvizjeve buron origjina e balancimit të toneve në zona të ndryshme muskulore.

6. Frymëmarrja. Frymëmarrja dhe frymënxjerrja, fluide dhe e plotë janë pjesë përbërëse e çdo ushtrimi të pilates. Frymëmarrjet duhet të koordinohen siç duhet me lëvizjet, kështu që çdo ushtrim i Pilates është i shoqëruar me udhëzimet e sakta për frymëmarrje të duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button