Politika

Pittella-Balla: Shqipëria hapa të shpejtë e të qendrueshëm drejt BE-së

Partia Demokrate Italiane dhe Partia Socialiste Europiane, me iniciativë të përbashkët, kanë zhvilluar në Bari Konferencen ndërkombëtare “Shqipëria-Puglia, Perspektiva të reja zhvillimi të përbashkët”, me pjësëmarrjen e shume bizneseve italiane, përfaqësues të shoqërise civile dhe autoritete të institucioneve shtetërore.

balla000Presidenti i Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian, Gianni Pittella, u shpreh se “Shqipëria po bën hapa të shpejtë dhe të qendrueshëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian. Edi Rama premtoi se do ta rilinde Shqipërine dhe rilindja po ndodh ne çdo dite në shumë sektore ekonomike dhe sociale. Shqipëria është tashmë një destinacion tërheqes dhe inspirues për ne italianet.”

Ndërsa kryetari i delegacionit shqiptar në Parlamentin Europian, Taulant Balla, u shpreh: “Lexova para disa ditësh një gazetë italiane që shkruante “Shqiperia toka e premtuar për italianet”. Po, e vertetë. Me reformat ekonomike që kanë lehtësuar procedurat dhe që kanë inkurajuar investimet, Shqipëria është sot një destinacion kryesor për investitoret italiane dhe jo vetem.” Deputeti socialist bëri një prezantim të ofertës te Shqipërise per bizneset italiane ne sektore si, energjia, agrikultura, manifaktura, IT.

Nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ot në statusin e tij social Facebbok, ka shprehur optimizëm për të ardhmen e bashkëpunimit, duke ju referuar postulatit të gjetur nga mediat italianë: “Shqiperia toka e premtuar për italianet”, pasi Shqipëria është një destinacion kryesor i invesitoreve italiane”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button