☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 19 August 2026
S&P 500 7,692 ▼0.69%
DOW 53,343 ▼0.22%
NASDAQ 26,290 ▼1.33%
NAFTA 84.51 ▲0.54%
ARI 4,387 ▼0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $64,624 ▲ +0.5% ETH $1,914 ▲ +0.48% XRP $1.0001 ▼ -0.05% SOL $76.9500 ▲ +1.56%
S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.51 ▲0.54 % ARI 4,387 ▼0.76 % S&P 500 7,692 ▼0.69 % DOW 53,343 ▼0.22 % NASDAQ 26,290 ▼1.33 % NAFTA 84.51 ▲0.54 % ARI 4,387 ▼0.76 %
EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1586 EUR/GBP 0.8548 EUR/CHF 0.9389 EUR/ALL 92.9013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3803 EUR/TRY 55.4831 EUR/JPY 184.56 EUR/CAD 1.6064
19 Aug 2026
Breaking
Politika

“Pjesëmarrja në protestë po zbehet dita-ditës”, vëzhguesi i ODIHR: Askush nuk e di çfarë ndodh nëse Rama jep

Gazmend Agaj, vëzhgues ndërkombëtar OSBE/ODIHR, ka komentuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori ecurinë e protestave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit në Tiranë.

Agaj tha gjatë fjalës së tij se ka paqartësi se çfarë do të ndodhë me tubimet gjatë ditëve në vijim.

Duke marrë shembullin e protestave të zhvilluara disa vite më parë në Armeni, Agaj tha se tubimet kanë nevojë për një lider, që të paraqesë platformën.

Sipas Agaj, edhe nëse kryeministri Edi Rama do të japë dorëheqjen, askush nuk ka një ide se çfarë do të ndodhë më pas.

“Protesta deri tani nuk ka nxjerrë ndonjë produkt. Pra nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. Por protesta të tilla ndodhin në çdo vend të botës. Përshembull marrim shembullin e Armenisë. Pashanyan që udhëhoqi protestat, më pas u bë kryeministër. Duhet që protestat të kenë një lider. Lideri pastaj do të paraqesë platformën. Njerëzit dalin protestojnë, por duhet të dinë edhe çfarë do të ndodhë. Ja dha dorëheqjen Rama, po pastaj? Askush nuk e di ç’do ndodhë. Mendoj se pas 3 javësh protestë, duhet të dalë një drejtues, që jo vetëm të drejtojë protestën, por edhe të krijojë një parti politike. Askush sot nuk e di sa do vazhdojë protesta”, tha mes të tjerash Agaj.

Më tej Agaj duke krahasuar protestat në Shqipëri me ato në Armeni, tha se gjatë protestave në Armeni kishte një presion të madh ndërkombëtar për dorëheqjen e qeverisë, ç’ka sipas tij nuk po rezulton me protestat që po zhvillohen në vendin tonë.

Agaj tha gjithashtu se dita-ditës ka një zbehje të numrit të qytetarëve që marrin pjesë në protestë.

“Rasti i Armenisë kishte një jehonë të gjerë ndërkombëtare. Ishte një presion i madh nga BE që Armenia të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërsa në rastin e Shqipërisë ne kemi një heshtje të faktorit ndërkombëtar, pra nuk kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme. Ndërkombëtarët nuk ndërhyjnë, nuk futen lehtë kur nuk ka një drejtim të mirë. Aty dalin e flasin, por nuk del dikush si lider. Shikoj se çdo ditë ka një zbehje. Njerëzit s’janë shumë të gatshëm për të dalë në protestë. Protestat kur thirren kombëtare, kur thirret edhe diaspora, kanë një masivitet”, vijoi më tej Agaj.

1 Koment

  • Xheladin Uka 27 June 2026, 16:09

    Uroj që demonstratat të pëerfundojnë oa gjakderdhje në prag të europianizimit të Shqipërisë në Unionin Europian. Dorëheqja e Edi Rames do ishte mënyra më e vrazhdë e demokracisë dhe do konsiderohej me plot juptimin e fjalës njl grushtshtet klasik. Nga ana tjetër, ekziston rreziku i sigurtë që qytetatrët e ndlrgjegjëshëm të Republikës do eksplodonin me protesta masive fundi i të cilave do ishte tragjik, ngase po iu nëpërkëmbët arma e tyre-vota demokratike.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.