🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $76,015 ▲ +0.07% ETH $2,240 ▼ -0.28% XRP $1.1621 ▼ -0.56% SOL $89.3900 ▼ -0.78%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Plagoset me armë zjarri 17-vjeçari në Tiranë, u qëllua aksidentalisht nga shoku. Në pranga dhe 2 të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, ku një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Pas ngjarjes, në pranga u vu shoku i tij 19-vjeçar, i cili rezultoi se e kishte qëlluar padashje.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 në rrugën “Berit Beker”, ku fillimisht u raportua për plagosjen me armë zjarri të një të mituri.

“Rreth orës 01:40, pas njoftimit se në rrugën ‘Berit Beker’ ishte plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se në banesën e shtetasit R. S., 19 vjeç, ky i fundit, duke i treguar armën e zjarrit pistoletë shokut të tij dhe duke menduar se nuk kishte fishek në fole, e ka shkrepur aksidentalisht dhe për pasojë është plagosur 17-vjeçari.“, bëjnë me dije uniformat blu.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, policia arrestoi në flagrancë 19-vjeçarin për veprat penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Po ashtu, në pranga kanë përfunduar edhe dy shtetas të tjerë, A. V., 20 vjeç dhe H. H., 22 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ndërkohë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të ngjarjes.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.