Politika
Pak orë para zgjedhjeve, Basha apel demokratëve: Dhuna nuk është zgjidhje
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pak orë para zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit deklaroi se:
‘Nesër nuk do të ketë liri dhe shprehje vullneti. Nesër do të shkelet Kushtetuta dhe ligji.
Dhuna nuk do të prodhonte përfitime politike, do të linte plagë të hapura dhe probleme të pazgjidhura. Unë dhe demokratët nuk besojmë te dhuna.
I them cdo demokrati, jeni krenar, i keni bërë një shërbim të madh Shqipërisë duke mos rënë pre e dhunës dhe provokimeve.
Nga dhuna nuk përfiton askush përveç Edi Ramës’ tha ai.