Kronika
Plagosje në Vlorë, tre persona sulmojnë një 38-vjeçar
Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Vlorë.
Policia bën me dije se nga verifikimet e para, i plagosuri është 38-vjeçari me iniciale K.D.
Ai ka qenë duke bërë vrap në “Plazhin e vjetër”, teksa është sulmuar nga persona të panjohur prej tij dhe të paidentifikuar ende nga policia.
Pasi kanë pasur konflikte verbale me njëri-tjetrin, ata e kanë goditur me mjete të ftohta prerëse, dhe janë larguar.
38-vjeçari pasi ka marrë mjekimin e nevojshëm në Spitalin Rajonal Vlorë, është larguar për në banesën e tij.
Policia po vazhdon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorëve