🌤️
Tiranë 22°C · Kryesisht kthjellët 04 June 2026
S&P 500 7,580 ▲0.35%
DOW 51,636 ▲1.87%
NASDAQ 26,806 ▼0.18%
NAFTA 93.04 ▼3.1%
ARI 4,509 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,717 ▼ -3.19% ETH $1,774 ▼ -2.71% XRP $1.1661 ▼ -3.89% SOL $69.4300 ▼ -4.17%
S&P 500 7,580 ▲0.35 % DOW 51,636 ▲1.87 % NASDAQ 26,806 ▼0.18 % NAFTA 93.04 ▼3.1 % ARI 4,509 ▲0.94 % S&P 500 7,580 ▲0.35 % DOW 51,636 ▲1.87 % NASDAQ 26,806 ▼0.18 % NAFTA 93.04 ▼3.1 % ARI 4,509 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Ekonomia

Plani i privatizimit 2015-2017, programohet shitja e Albpetrolit me 95 mln euro në 2016-tën

 cccPlani i privatizimit të kompanive shtetërore 2015-2017, i hartuar nga Ministria e Ekonomisë synon të sjellë 99.3 milionë euro të ardhura në buxhetin e këtij viti, por që gjithsesi ky mbetet një plan në varësitë kushteve të tregut.

Nga kjo vlerë 95 milionë euro pritet të përfitohen nga shitja e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, Albpetrol. Një grup pune me asistencë teknike nga IFC, është duke studiuar mundësinë e ristrukturimit të kompanisë shtetërore, me qëllim shitjen e tij si një aset strategjik. Mbi 4 milionë euro të tjera janë programuar të arkëtohen nga privatizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Vlera prej 95 milionë eurosh që qeveria synon të shesë Albpetrolin është trefish më e ulët se sa, oferta serioze e Bankers Petroleum mbi 300 milionë euro e vitit 2012 kur dështoi tenderi i parë për shitjen e kompanisë.

Por që nga ajo kohë kushtet në industrinë nxjerrëse të naftës kanë ndryshuar nga rënia e çmimeve të shitjes me pakicë. Investitorët në këto kushte orientohen me shumë drejt kërkimit të burimeve të reja dhe jo shumë në nxjerrje.

Ndërsa më 2017 janë programuar të arkëtohen 53 milionë euro nga shitja e paketës së aksioneve shtetërore në kompanitë Albtelekom dhe ARMO.
Qeveria është në proces të përgatitjes së kuadrit ligjor dhe procedurave për shitjen e këtyre kompanive, si dhe është duke krijuar grupe pune për të vlerësuar dhe adresuar çështje që lidhen me ristrukturimin e këtyre kompanive. Ministria e Ekonomisë synon që të gjitha shitjet të kryhen me vlerën e tregut.
Por qeveria duket se ka dështuar në programin e saj të privatizimit të pronës publike me 2015. Nga shitja a INSIG dhe disa ndërmarrjeve të vogla ishin programuar për tu arkëtuar 10.5 milionë euro të cilat nuk janë realizuar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.