🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.92 ▼1.45%
ARI 4,713 ▲0.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,659 ▲ +4% ETH $2,151 ▲ +5.38% XRP $1.3506 ▲ +3.92% SOL $82.4100 ▲ +3.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.92 ▼1.45 % ARI 4,713 ▲0.71 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.92 ▼1.45 % ARI 4,713 ▲0.71 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Plani Kombëtar antikanabis, Rama: Dikur Lazarati ujitej nga zjarrfikëset

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit në kuadër të zbatimit të planit të ri kombëtar në luftën antikanabis.

I pranishëm në aktivitet ka qenë edhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Rama foli për të kaluarën, kur sipas tij ‘Republika autonome e Lazaratit’ mbrohej me një vendim politik.

Përpara 3 vjetësh ka qenë koha kur republika autonome e Lazaratit gëzonte mbrojtje të shpallur politike. Të gjithë ju e kujtoni paraardhësin tim kur publikisht deklaronte se zhvillimi i posaçëm i Lazaratit ishte vendim politik. Nuk ka qenë para 300 vjetësh as para 30 vjetësh koha kur ky vendim i posaçëm mbështetej me infrastrukturë të posaçme. Autobotet e ujësjellësit ujisnin plantacionet e kësaj republike autonome që e njollosi Shqipërinë. S’ka qenë as para 300 vjetësh as para 3 vjetësh por para 3 vjetësh koha kur në këtë godinë formuloheshin komunikata sekrete për publikun dhe për median. Edhe pse Lazarati ishte aty nuk besoj se ndonjë prej jush nuk e mban mend një kronikë të vetme lajmesh për autobotet dhe zjarrfikëset që ngjisnin kodrën e “Montekarlos” së Shqipërisë për të ujitur plantacionet, me policinë që i nderonte”, tha Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se partnerët ndërkombëtarë kanë nxjerrë se nëse në vitin 2013 shkatërrohej vetëm 7% e sasisë së mbjellë në 2016 shkatërrohej 98-99% e sasisë së mbjellë.

Nuk është opinion por është fakt se ka një shumëfishim të operacioneve të përbashkëta mes policisë shqiptare dhe italiane dhe një angazhim të agjencive ligjzbatuese për ta luftuar këtë fenomen që kurorëzohet me kapjen e sasive shumë më të mëdha se sa kapeshin 4 vite më parë. Jemi këtu për ta parë fenomenin në sy”, theksoi kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.