🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.80 ▲1.39%
ARI 3,912 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,037 ▼ -1.28% ETH $2,271 ▼ -0.79% XRP $1.2563 ▲ +0.53% SOL $92.4400 ▼ -1.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

“Plotësoni kërkesat e protestuesve”, Berisha: Parlamenti të krijojë një qeveri kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme

Në fjalën e tij në Kuvend, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi përdorimin e dhunës nga Policia ndaj protestuesve. Ai hodhi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar “përgjegjës për largimin e shqiptarëve nga vendi, krijimin e “shtetit të drogës” dhe pasurimin e familjes së tij.

Kryedemokrati kërkoi shpërndarjen e Parlamentit dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me qëllim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sipas Berishës, mazhoranca nuk ka më legjitimitet për të qeverisur, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve të plotësojnë kërkesat e protestuesve.

“Dënoj me forcën më të madhe dhunën ndaj djemve dhe grave idealiste, të cilët nuk ju njohin ju si parlament dhe kërkojnë shpërndarjen e tij, ndërsa ju u rezervoni armë kimike dhe lëndë djegëse. I shpallni terroristë këtu, me kryetarin tuaj.

Shqipëria përfaqësohet nga ata që kërkojnë largimin e Edi Ramës, njeriut që ndërtoi në Shqipëri shtetin e drogës, që përzuri nga Shqipëria, në 10 vitet e politikave të tij, mbi 47 për qind të shqiptarëve. Njeriu që krijoi pasuri përrallore vetëm për familjen e tij. Njeriu i akuzuar brenda dhe jashtë Shqipërisë se ka transportuar në 140 udhëtimet e tij tonelata droge, me valixhe diplomatike, më shumë se qeveritë evropiane të marra së bashku. Jeni bërë simbol i vjedhjeve ndaj shqiptarëve.

Sot, parlamenti duhet të vendosë fundin e tij, krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk keni më të drejtë të qeverisni. Hiqni dorë nga dhuna ndaj protestuesve dhe plotësoni kërkesat e tyre.”

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.