🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $78,171 ▼ -1.6% ETH $2,178 ▼ -2.35% XRP $1.4155 ▼ -2.16% SOL $86.6800 ▼ -3.53%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Kryeartikull

Po ti sa e ke rrogën?

Nga Lutfi Dervishi

Po ti sa e ke rrogën?

Kjo pyetje nuk bëhet. Eshtë e pakuptimtë, e pasjellshme madje e shëmtuar. Rroga është një e dhënë personale, është një gjë krejt private dhe të paktë janë ata që ndihen mirë kur i pyet: sa e ke rrogën?
U bë zhurmë e madhe kur dolën rrogat në shesh një vit më parë dhe njëzëri njerëzit kërkuan llogari dhe drejtësi. Bizneset dhe jo vetëm ata u shqetësuan sepse punonjësit mësuan sa paguhej njëri dhe tjetri. .
Sot po ndodh diçka që nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe nuk besoj se ka vend në botë që bën një spektakël me rrogat e nënpunësve publike. Një “çmenduri” që po shitet si normalitet.
Kemi mbërritur në ditën kur jo vetëm shohim sa e ka rrogën mësuesi X, infermierja y, mamia z, ushtaraku ZZZ, por krahas rrogës shohim edhe portretet e qeshura të individëve.
Prej ditësh në rrjetin social të kryeminsitrit dhe ministrave po bëhen publike sa ka qenë rroga para një viti, sa është sot dhe sa do të jetë pas një viti?
Hebrenjtë kanë një shprehje: “nëse do ta bësh Zotin të qesh, thuaj çfarë planesh ke për të ardhmen?
Publikimi i rrogave përtej nevojës së propagandës së ditës mund të ketë rrisqe të shumta
Së pari personat që detyrohen të bëhen publik mund të ndihen të ofenduar.
Së dyti, mund të krijohet xhelozi tek kolegët sepse pagat nuk janë të njëjta
Së treti, mund t’i rrezikosh jetën në rastin ekstrem dhe t’i vësh në pozitë të pakëndshme këta persona sepse bëhen lehtësisht objektiv për “shantazh” ose kërkesa për “borxh”
Kemi nevoje për transparencë të lekut, por jo të pagave.
Eshtë i mirëseradhur çdo veprim që bën transparent si shpenzohet leku. çdo ministri apo bashki mund të vendosë on line të gjitha shpenzimet që bën, por askush nuk ka nevojë të dijë sa e ka rrogën tjetri?
Dhe e fundit: lekët nuk bien nga qielli. Janë pjesë e taksave të mbledhura ose borxheve të marra. Të rrisësh rrogat automatikisht do të thotë të ulësh investimet. Por të merresh me këtë gjë duket luks.
Çështja e publikimit çdo ditë të pagave që do të marrin vitin tjetër mësuesit, infermierët, pastruesit, mamitë, ushtarakët, policët etj….është një problem jo vetëm për ata që detyrohen të “japin fytyrën për propagandë”, por për të gjithë.
Le të bëhet transparencë si mblidhen dhe si shpenzohen fondet publike, le të bëhet transparencë për luftën ndaj korrupsionit dhe rrogat do të dyfishohen pa prekur investimet, por edhe pa i marrë fytyrën tjetrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.