☁️
Tiranë 24°C · Vranët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $84,000 ▼ -0.64% ETH $2,686 ▼ -1.18% XRP $1.5400 ▼ -3.82% SOL $120.7200 ▼ -0.22%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Kronika

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërk

Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë dhe strukturat e hetimit në DVP Korçë kanë finalizuar një operacion në bashkëpunim me Komisariatin e Gramshit dhe Komisariatin nr. 5 të Tiranës.

Operacioni filloi që prej fshatit Kapshticë të Devollit dhe përfundoi në qytetin e Gramshit. Sipas informacioneve, forcat e policisë kanë konstatuar dy mjete tip Audi Q7 në afërsi të fshatit Kapshticë, të cilët dyshohet se kishin marrë një grup me emigrantë të paligjshëm.

Forca të shumta janë vënë në ndjekje të dy mjeteve, pasi drejtuesit nuk i janë bindur urdhrit të ndalimit. Drejtuesit e mjeteve kanë lënë afër Lozhanit rreth 15 emigrantë të paligjshëm dhe janë larguar drejt Gramshit.

Aty janë përballur me postbllokun, duke përplasur dy prej patrullave dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Pas përplasjes, ata kanë vijuar rrugën, ndërsa dy mjetet Audi Q7 janë gjetur të braktisur në dy fshatra të Gramshit.

Policia ka identifikuar dy drejtuesit e mjeteve dhe i ka shpallur në kërkim, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë edhe një person të tretë.

Sa i përket 15 emigrantëve, ata u gjetën të fshehur në një përrua në afërsi të fshatit Lozhan të Maliqit, ndërsa janë sekuestruar dy mjetet që përdoreshin për transportin e tyre drejt Tiranës.

Nga policia vijon puna për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, si dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.