☁️
Tiranë 29°C · Vranët 16 June 2026
S&P 500 7,554 ▲1.65%
DOW 51,671 ▲0.92%
NASDAQ 26,684 ▲3.07%
NAFTA 77.55 ▼2.38%
ARI 4,368 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
₿ CRYPTO
BTC $66,748 ▲ +1.64% ETH $1,800 ▲ +4.69% XRP $1.2449 ▲ +5.39% SOL $75.2200 ▲ +5.57%
S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.55 ▼2.38 % ARI 4,368 ▲0.38 % S&P 500 7,554 ▲1.65 % DOW 51,671 ▲0.92 % NASDAQ 26,684 ▲3.07 % NAFTA 77.55 ▼2.38 % ARI 4,368 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9211 EUR/ALL 95.0221 EUR/MKD 61.6327 EUR/RSD 117.4206 EUR/TRY 53.7042 EUR/JPY 185.77 EUR/CAD 1.6219
16 Jun 2026
Breaking
Boterori

Pogba: Franca e këtij viti më e fortë se ajo që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018

Paul Pogba, i cili luajti për Monaco sezonin e kaluar, ku bëri vetëm gjashtë paraqitje në Ligue 1, dha një intervistë për të përditshmen spanjolle “Marca” në prag të debutimit të Francës në Kupën e Botës, atë që “gjelat” do të luajnë sot kundër Senegalit.

Ai analizoi forcën e Francës në këtë Kupë Bote: “Franca është qartësisht favorite për këtë Kupë Bote. Natyrisht, së bashku me ekipe të mëdha si Gjermania, Spanja dhe Brazili. Por ne e dimë se nuk është vetëm talenti apo lojtarët individualë që bëjnë diferencën; është e gjithë skuadra”.

“Mendoj se kjo skuadër e Francës është shumë më e fortë se ajo që fitoi Kupën e Botës në vitin 2018. Ky ekip ka më shumë cilësi sesa kishim ne. Kishim një skuadër spektakolare, është e vërtetë, me lojtarë të shkëlqyer”, tha Pogba.

Kishim një Kylian Mbappé më të ri. Tani ata kanë lojtarë me përvojë dhe të tjerë të rinj si Doué, Olise dhe Cherki, të cilët mund të bëjnë diferencën. Ka më shumë lojtarë cilësorë. Ata janë favoritë dhe do të fitojnë“, shtoi Pogba.

Për mundësinë e veshjes përsëri të fanellës franceze, ai tha: “Po, sigurisht që mendoj. Dua të kthehem të luaj, të jem në formë të mirë fizike dhe të ndihmoj ekipin tim. Nëse jam në formë të mirë dhe luaj mirë, atëherë do të kthehem.”


Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.