Pokemon “çmend” botën
Loja e re Nintendos, Pokemon Go mund të ketë pushtuar botën e smartfonëve, por ajo duket se ka shkaktuar edhe pasoja që askush nuk do t’i mendonte. Loja i kërkon përdoruesve të ecin pranë lagjeve të jetës reale, ndërsa kërkojnë të kapin personazhe të tille si Pikaçuja në ekranet e smartfonëve.
Formula e re ka bërë për vete miliona njerëz dhe e ka çuar në 7.5 miliardë vlerën aksioneve të Nintendos në bursë. Në Shtetet e Bashkuara, më 8 korrik, vetëm 2 ditë pas publikimit aplikacioni u instalua në më shumë se 5% e pajisjeve Android në vend, sipas kompanisë që analizon rrjetin “SimilarWeb”.
Gjithsesi popullariteti i lojës së re nuk po vihet re vetëm nga Wall Street. Ajo po lidhet edhe me një seri vjedhjesh që kanë ndodhur në fundjavë në St. Louis, ndërsa hajdutët kanë vënë në shënjestër lojtarët e hutuar.
Duke shfrytëzuar një funksion sinjalizues në lojë, kriminelët joshin përdoruesit në një zonë të shkretë dhe i plaçkisin ata. Nuk ka të bëjë aq shumë me përdorimin e pozicionit për të gjetur individët se sa me njerëz të pavëmendshëm që ecin rreth e rrotull, me sytë e ngulur tek telefoni.
Në Wyoming, një lojtare zbuloi trupin e një viktime të hedhur në lum. “Desha të kap një Pokemon në uje kështu u ngrita dhe nisa të ecë drejt lumit. Kur pashë trupin nuk dija ç’të beja, isha vërtet e frikësuar”, tha ajo.
Loja është lançuar në SHBA, Australi, Zelandën e Re dhe gjendet tani në telefonat me sistem Android më shumë se sa aplikacioni i njohjeve Tinder.
Niveli i përdoruesve aktivë të tij është gati i njëjtë me ato të rrjetit social Twitter. Së shpejti aplikacioni do të mundësohet edhe në Japoni, një prej tregjeve më të mëdha të lojërave në botë.