☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,434 ▼ -1.91% ETH $2,211 ▼ -1.39% XRP $1.3276 ▼ -1.74% SOL $82.2100 ▼ -2.6%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Pokémon GO, një sukses i vërtetë

Pokémon GO është një lojë për celularët e cila ka vetëm pak ditë që ka dal në tregun e internetit, por që është bërë aq shumë e pëlqyer saqë as krijuesit e saj nuk po i besojnë suksesit. Ajo po ndryshon dinamikat e rrjetit, por edhe jetën e lojtarëve. Ja përse!

Këto ditë rrjeti flet vetëm për një gjë: për Pokémon GO, lojën e re në të cilën lojtarët duhet të lëvizin në rrugët apo vendet publike të vendit ku jetojnë për të kapur krijesat imagjinare Pokémon. Kjo lojë tashmë është kthyer në lojën më të preferuar. Për rrjedhojë ajo ka sjellë disa pasoja ose edhe raste të paparashikuara, që as krijuesit nuk i kanë çuar nëpër mend! Ne po ju paraqesim disa prej tyre.

Pokémon GO shkarkohet më shumë se sa Tinder

Tinder është një nga aplikacionet më të çmuara për “telefonat e zgjuar” në të gjithë botën. Nëse nuk e dini se për çfarë shërben, është e rastit ta mësoni: qëllimi i këtij aplikacioni është njohja e personave të rinj për të gjetur dashurinë. Lajmi që ka shokuar është fakti se për nga shkarkimi Pokémon Go ja ka kaluar në shifra, çka do të thotë se përdoruesit e preferojnë shumë këtë lojë për t’u argëtuar.

Pokémon GO më i kërkuar se sa sajtet pornografike  

Këtë e ka bërë të ditur një nga sajtet më të njohura pornografike në botë, në një status në Twitter. Praktikisht sajti i ka bërë komplimente zyrtare produksionit të lojës Pokémon GO, pasi ajo ka superuar numrin e klikimeve që bëhen për sajtet pornografike.

Pokemon 1Te përdoruesit ka shkaktuar dhimbje këmbësh

Për të gjetur Pokémon-ët përdoruesit duhet të spostohen fizikisht nëpër qytet dhe për të mbledhur sa më shumë prej tyre ata duhet të bëjnë kilometra të tërë në këmbë. Nëse loja u hynë në zemër, s’ka gjë që i pengon. Por në fund këmbët vuajnë pasojat. Pra loja bën mirë pasi i vë në lëvizje dhe në aktivitet përdoruesit, por nëse me të teprohet atëherë ajo kthehet në rrezik për shëndetin e këmbëve.

Pokemon 2Kanë lindur shërbime taksie për lojtarët

Kjo duket si e pabesueshme, por tashmë ka ndodhur me të vërtetë: në disa qytete amerikane, ku qytetarët dëshironin të mblidhnin sa më shumë Pokémon, disa taksistë kanë vënë në dispozicion makinat e tyre për këdo që është i interesuar të mos lëviz në këmbë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.