⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 11 Nëntor 2026
S&P 500 7,521 ▼0.38%
DOW 52,232 ▼0.3%
NASDAQ 25,066 ▼0.74%
NAFTA 86.27 ▲0.27%
ARI 4,065 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
₿ CRYPTO
BTC $73,825 ▼ -1.11% ETH $2,060 ▼ -2.51% XRP $1.0568 ▼ -3.19% SOL $83.0700 ▼ -3.1%
S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.27 ▲0.27 % ARI 4,065 ▲0.87 % S&P 500 7,521 ▼0.38 % DOW 52,232 ▼0.3 % NASDAQ 25,066 ▼0.74 % NAFTA 86.27 ▲0.27 % ARI 4,065 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8363 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 90.8159 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6269 EUR/TRY 56.1295 EUR/JPY 177.27 EUR/CAD 1.5848
11 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia “çliron” disa KZAZ nga bashkitë e djathta

Kryebashkiakët demokrat të Shkodrës, Pogradecit dhe Mallakastrës i kanë vendosur drynin KZAZ-ve, të cilat ndodhën në ambientet e shkollave apo kopshteve të fëmijëve, pronë e Bashkive që ata drejtojnë.

Në Shkodrën bastion të demokratëve u raportua gjatë paradites se ishin rrethuar me zinxhirë shumica e institucioneve arsimore në varësi të Bashkisë.

Ndërkohë që në vetëm pak orë më pas, është ndërhyrë me forcë për të bërë të mundur hapjen e këtyre institucioneve në mënyrë që të përdoren për zgjedhje ditën e nesërme.

Pas hapjes së këtyre institucioneve me force, ka reaguar edhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila e quan ndërhyrjen e policisë në këto institucione, si të jashtëligjshme.

“Këto veprime të pastra diktatorialo-politike, për hapjen e dhunshme me thyerje e dëmtim të institucioneve publike, po dhunojnë haptas dhe ditën për diell vlerat demokratike. Gjithashtu janë duke njollosur të drejtën e votës së lirë, të pa manipuluar, të barabartë apo të blerë nga mafia”, thotë kryebashkiakja e Shkodrës në reagimin e saj.

Mbylljen e KZAZ- ve Kryebashkiakët e djathtë e justifikojnë vendimin me dekretet presidenciale, por policia ka nisur arrestimet në flagrancë të punonjësve të bashkisë, të cilët kanë mbyllur shkollat , për veprën penale pengim i subjekteve zgjedhore, kryer në bashkëpunim.

Në Mallakastër raportohet se janë arrestuar 2 punonjës si dhe nënkryetari i Bashkisë. Në Ballsh ka rënë në pranga roja i shkollës së qytetit. Në Shkodër nuk ka njoftime për të arrestuar, ndryshe nga sa ka ndodhur në Pogradec ku janë arrestuar dy punonjës.

Krahas incidenteve të shënuara këtë të shtunë ka vijuar shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ drejt qendrave të votimit.

Në Lushnjë dhe Fier kutitë dhe fletët e votimit janë shpërndarë në praninë e forcave të policisë, ndërkohë puna ka vijuar normalisht .

Sipas KZAZ- së, në Qarkun e Shkodrës, rezulton se rreth 50 % e qendrave të votimit vazhdojnë ende të mbahen të mbyllura nga autoritet vendore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i bën thirrje kryetares së Bashkisë Shkodër të bashkëpunojë në respekt të ligjit, duke shtuar se këto veprime përbëjnë vepër penale.

Ndërkohë KQZ bën të ditur se procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore ka përfunduar nga 53 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhore, ndërkohë të gjithë KZAZ-të e tjera janë drejt përfundimit të këtij procesi.

Përjashtim bën KZAZ e VAut të Dejës, ku për shkak të dëmtimit të mbrëmjes së enjte, procesi i shpërndarjes së bazës material në 53 Qendrat e votimit të kësaj KZAZ ka nisur me vonesë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.