🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Policia e Kosovës kthehet me tri medalje nga SHBA-të

Garat botërore që janë mbajtur për Polici në Virginia të SHBA-ve, kanë sjellë 3 medalje për shtetin e Kosovës. Anton Cena, arriti që të sigurojë medaljen e artë në xhudo dhe Xhavit Tahiri, fitoi 2 medalje në garën e vrapimit, atë të bronztë dhe të argjend.

Me këtë rast, Policia e Kosovës organizoi një konferencë në Aeroportin e Prishtinës, ku u pritën këta dy zyrtarë policor të cilët arritën të sjellin 3 medalje nga garat e mbajtura në SHBA.

Zëdhënësi Baki Kelani tha që kjo është një arritje për Policinë e Kosovës sepse nga dy zyrtarë që kanë marrë pjesë janë fituar 3 medalje.

Kurse, Anton Cena, fitues i medaljes së artë në sportin e xhudos, deklaroi që është shumë i kënaqur me këtë arritje, për më tepër që e fitoi në kategorinë e seniorëve.

Vlen të përmendet që Anton Cena përveç që ka fituar në këto gara botërore, ai është edhe kampion i Evropës në xhudo për policë dhe se shpreson që suksesin e njëjtë ta arrijë edhe në lojërat tjera që do të mbahen në vitin 2017, në Kanada.

Fituesi tjetër i dy medaljeve në vrapim 3000m dhe 800m, Xhavit Tahiri tha që është kënaqësi e jashtëzakonshme por se ishte shumë afër edhe ta fitonte medaljen e artë, që mbeti prapa vendit të parë për disa sekonda.

“Atje ka qenë një garë e mirë, mjaftë e fortë. Unë i përshëndes bashkatdhetarët tanë që na kanë qëndruar afër dhe që na kanë përkrahë çdo herë”, ka thënë Tahiri.

Me këtë rast, dy zyrtarëve policorë që fituan medalje në garat ndërkombëtare iu ndanë Medalje Policore për Lëvdim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.