☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,428 ▼3.39%
DOW 51,994 ▼2.55%
NASDAQ 24,560 ▼4.57%
NAFTA 90.22 ▲2.38%
ARI 4,132 ▲1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $75,988 ▼ -5.48% ETH $2,253 ▼ -7.18% XRP $1.2386 ▼ -5.6% SOL $89.4900 ▼ -6.61%
S&P 500 7,428 ▼3.39 % DOW 51,994 ▼2.55 % NASDAQ 24,560 ▼4.57 % NAFTA 90.22 ▲2.38 % ARI 4,132 ▲1.46 % S&P 500 7,428 ▼3.39 % DOW 51,994 ▼2.55 % NASDAQ 24,560 ▼4.57 % NAFTA 90.22 ▲2.38 % ARI 4,132 ▲1.46 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

Policia e Malit të Zi dhe ajo e Shqipërisë do të mund ta vazhdojnë ndjekjen përtej kufirit shtetëror

Qeveria malazeze miratoi propozimin e protokollit mes ministrive të brendshme të dy vendeve, që rregullon ndjekjet ndërkufitare në raste urgjente, kundër krimit ndërkufitar dhe migracionit të paligjshëm

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar informacionin për lidhjen e një protokolli mes ministrive të punëve të brendshme të Malit të Zi dhe Shqipërisë, i cili do të rregullojë kushtet në të cilat zyrtarët policorë të dy vendeve mund ta vazhdojnë ndjekjen përtej kufirit shtetëror, siç njofton Vijesti.

Sipas dokumentit që citon gazeta, Qeveria e miratoi informacionin dhe propozimin e protokollit më 4 nëntor, pa mbajtur seancë, mbi bazën e pëlqimit të marrë paraprakisht nga shumica e anëtarëve të saj.

Protokolli do të rregullojë në detaje mënyrën e zhvillimit të ndjekjes ndërkufitare, kompetencat e zyrtarëve policorë, kornizën territoriale dhe kohore të veprimit, si dhe trajtimin e personave të gjetur ose të privuar nga liria gjatë ndjekjes.

Qëllimi, siç thuhet në dokument, është përmirësimi i bashkëpunimit operativ mes organeve policore të dy vendeve, për një luftë më efikase kundër krimit ndërkufitar, migracionit të paligjshëm dhe kërcënimeve të tjera ndaj sigurisë publike. Ndjekja përtej kufirit do të lejohet në raste urgjente, nën kushte të përcaktuara qartë dhe duke respektuar legjislacionin e shtetit në territorin e të cilit zhvillohet ndjekja.

Bashkëpunimi do të përfshijë ndjekjet e personave të kapur në kryerje të veprave penale për të cilat mund të kërkohet ekstradim, si dhe të personave të arratisur nga paraburgimi ose nga vuajtja e dënimit me burg. Parashikohen edhe ndjekje për mbrojtjen e sigurisë publike, në rastet e shmangies së kontrollit policor ose doganor, si dhe shkëmbim informacioni, analiza të përbashkëta dhe ushtrime për rritjen e efikasitetit operativ.

Protokolli bazohet në marrëveshjen e vitit 2003 mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Malit të Zi për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të paligjshëm dhe veprimtarive të tjera kriminale, si dhe në Konventën për bashkëpunim policor për Evropën Juglindore. Sipas dokumentit, zbatimi i tij nuk do të kërkojë mjete shtesë nga buxheti i Malit të Zi, pasi secila palë do t’i mbulojë vetë shpenzimet e organeve të saj kompetente.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.