Kronika

Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në Tiranë

Policia e Tiranës dhe konkretisht Komisariati Nr. 2, kanë parandaluar një ngjarje të rëndë.

Me të marr njoftimin se në shtëpinë e F. Fejzullahu, kishte armë zjarri pa leje, menjëherë janë nisur për në banesën e këtij personi.

Në momentin që policia është afruar në banesën e tij ka konstatuar se Florenc Fejzullahu, po konfliktohej me një nga banorët e pallatit, të cilin dhe po e kanoste seriozisht për jetën.

Menjëherë është bërë normalizimi i situatës dhe është bërë arrestimi në flagrancë i:

-F.Fejzullahu, 42 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të: – Një armë zjarri pistoletë, e llojit “Zastava”, me dy fishek në krëhër dhe një fishek në fole.

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të   “Kanosje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municoneve”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button