Policia “përzë” me ujë dhe gaz lotsjellës protestuesit nga Ministria e Arsimit, marshojnë drejt Kryeministrisë
Protesta para Ministrisë së Arsimit është tensionuar pasi nisi hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta drejt godinës ndërkohë që iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.
Forcat e FNSH ndërhynë menjëherë fillimisht me makinën ujëhedhëse dhe më tek me gaz lotsjellës duke bërë të mundur zmbrapsjen e turmës së protestuesve drejt qendrës.
Protestuesit janë ndarë në grupe duke marshuar drejt Kryeministrisë, aty ku mesa duket do pëqendrohet protesta e së shtunës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.