⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,578 ▲0.48%
DOW 51,835 ▼0.29%
NASDAQ 25,394 ▲0.91%
NAFTA 96.01 ▼0.47%
ARI 3,936 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,600 ▲ +0.86% ETH $2,289 ▲ +1.85% XRP $1.2784 ▲ +2.81% SOL $93.2800 ▲ +1.95%
S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 % S&P 500 7,578 ▲0.48 % DOW 51,835 ▼0.29 % NASDAQ 25,394 ▲0.91 % NAFTA 96.01 ▼0.47 % ARI 3,936 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia Rrugore: Mbi 11 mijë gjoba gjatë javës së fundit në Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës bëri me dije se ka vendosur 11 420 masa administrative gjatë javës së fundit, në kuadër të kontrolleve për parandalimin e aksidenteve dhe menaxhimin e trafikut në akset rrugore, si dhe në pikat hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve janë arrestuar ose proceduar 55 shtetas për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndërsa 71 automjete janë spostuar me mjet ngritës.

Kontrollet kanë pasur në fokus shkeljet që përbëjnë rrezik për sigurinë rrugore, përfshirë drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit, tejkalimin e shpejtësisë, përdorimin e celularit gjatë drejtimit, si dhe manovrat e gabuara.

Sipas Policisë Rrugore, gjatë kësaj periudhe janë vendosur:

36 masa për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;750 masa për tejkalim të shpejtësisë mbi normat e lejuara;56 masa për mosrregullim shpejtësie dhe manovra të gabuara në qendrat e banuara;309 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;353 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;127 masa për xhama të zinj të riveshur;98 masa për mangësi në dokumentacion;411 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;1369 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse ose jelekut fosforeshent;707 masa për parakalime të gabuara;256 masa për qarkullimin e motomjeteve në korsitë e biçikletave.Policia Rrugore e Tiranës u bën apel drejtuesve të mjeteve dhe të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim rritjen e sigurisë, parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një qarkullimi sa më të lirë dhe pa pengesa.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.