☁️
Tiranë 14°C · Vranët 09 Nëntor 2026
S&P 500 7,518 ▲1.91%
DOW 52,104 ▲1.6%
NASDAQ 25,172 ▲2.41%
NAFTA 87.64 ▼3.51%
ARI 4,126 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
₿ CRYPTO
BTC $75,233 ▼ -1.09% ETH $2,138 ▼ -4.6% XRP $1.1059 ▼ -4.42% SOL $87.5700 ▼ -2.36%
S&P 500 7,518 ▲1.91 % DOW 52,104 ▲1.6 % NASDAQ 25,172 ▲2.41 % NAFTA 87.64 ▼3.51 % ARI 4,126 ▲1.26 % S&P 500 7,518 ▲1.91 % DOW 52,104 ▲1.6 % NASDAQ 25,172 ▲2.41 % NAFTA 87.64 ▼3.51 % ARI 4,126 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735 EUR/USD 1.1149 EUR/GBP 0.8343 EUR/CHF 0.9137 EUR/ALL 90.8435 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5766 EUR/TRY 55.9604 EUR/JPY 176.51 EUR/CAD 1.5735
09 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia Rrugore shton masat, ministri Demo: Koha e qytetarëve ka vlerë! Masa të shtuara për lehtësimin e trafikut në Tiran

Më pak kohë në trafik, lëvizje më e lehtë drejt punës dhe shkollës dhe më shumë siguri në rrugë.

Ky ishte mesazhi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Ervin Demo, gjatë inspektimit në zonën e “21 Dhjetorit”, ku Policia Rrugore ka shtuar praninë dhe masat për menaxhimin e qarkullimit.

Në kushtet e vështirësive të shtuara nga dëmtimi i semaforëve, sinjalistikës dhe infrastrukturës urbane gjatë javëve të fundit, ministri kërkoi që angazhimi i strukturave të përqendrohet te nevojat e përditshme të qytetarëve: të lëvizin të sigurt dhe të mos humbasin kohë të panevojshme në trafik.

“Ne kemi qenë dëshmitarë të asaj çfarë ka ndodhur në Tiranë gjatë javëve të fundit, dhe patjetër që dëmtimi i infrastrukturës, sinjalistikës në tërësi, i infrastrukturës urbane ka sjellë vështirësi në qarkullim.

Kuptohet që dëmtimi i semaforëve janë elementët e parë që kanë sjellë, e këtu jemi pikërisht te “21-shi”, i cili është një nga nyjet më problematike që kemi. Masat janë shtuar nga Policia e Qarkullimit Rrugor, por ne duhet të garantojmë që qytetarët nuk duhet kurrsesi të humbasin më shumë kohë se ç’është e domosdoshme për sa i përket vajtjes në punë, shkolla dhe aq më tepër për të garantuar, në të njëjtën kohë, edhe sigurinë e qarkullimit rrugor në tërësi”, u shpreh ministri Demo.

Ai kërkoi vëmendje të veçantë ndaj parkimeve dyshe dhe shkeljeve që bllokojnë qarkullimin, duke theksuar se masat e shtuara duhet të vlerësohen për efektin konkret që kanë në lehtësimin e trafikut dhe në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Unë besoj që tashmë roli i Policisë Rrugore është akoma dhe më i rëndësishëm. Këto masa të shtuara janë të domosdoshme që të vazhdojnë. Duhet me patjetër të bëjmë një vlerësim në fund të kësaj jave, për sa i përket masave dhe efektit që ato kanë pasur, përsa i përket lëvizjes dhe kohës që qytetarët humbasin në trafik. Por unë jam i bindur që Policia e Shtetit do të jetë akoma dhe më shumë e fokusuar për të garantuar jo vetëm sigurinë publike, por edhe cilësinë e jetesës në qytet. Policia Rrugore duhet të ketë patjetër një fokus të veçantë edhe për sa i përket bllokimit të qarkullimit për shkak të parkimeve dyshe dhe çdo veprim tjetër që bie në kundërshtim me Kodin Rrugor, për të garantuar që çdo qytetar të lëvizë i lirë dhe, aq më tepër, të lëvizë në kohë”, theksoi Demo.

Në përfundim, ministri kërkoi vijimin e angazhimit të strukturave të Policisë Rrugore dhe një vlerësim të situatës në fillim të javës së ardhshme, për të përcaktuar nëse nevojiten masa të tjera për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.