Policia vë maskat kundërgaz dhe bën apel për zbulimin e fytyrave
Turma e protestuesve ka çarë menjëherë kordonin e forcave policore dhe ka hequr barrierat metalike rreth kryeministrisë, menjëherë pas fjalës së kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Menjëherë policia ka bërë thirrje me megafonë, duke kërkuar që protestuesit e maskuar të mos marrin pjesë në protestë, apel ky që ishte edhe për organizatorët e manifestimit opozitar.
Në megafonë dëgjohen gjithashtu edhe thirrje që qytetarët të protestojnë paqësisht, ndërsa u janë lexuar edhe pasojat ligjore, për aktet e dhunshme.
Ndërkohë, forcat e policisë janë pajisur me maskat kundërgaz, për të qenë të përgatitur për ndonjë ndërhyrje me gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e protestuesve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.