Politika

Pollo-Balla, akuza të ndërsjellta për kriminalizim të administratës, dakortësi për hetim

Komisioni Hetimor për Emerimet në Administratën Publike ka zhvilluar sot mbledhjen e dytë, ku në rendin e ditës kishte miratimin e rregullores për të nisur nga puna e këtij komisioni.

Genc_Pollo7dhjetor2014Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, me cilësinë e bashkëkryetarit në këtë komision, theksoi se ishte “nisma e deputetëve të opozitës për ngritjen e komisionit për dekriminalizimin e administratës dhe mirësisht edhe mazhoranca e miratoi dhe jam i bindur se ky komision do të jape një kontribut të madh për qytetarët”.

“Në shkurt të 2014, deputetët e opozitës morën nismën për krijimin e komisionit hetimor për emrimet në administrate, por pas negociatave të ndërkombetarëve, mazhoranca pranoi dhe ky duhet të jetë një angazhim jo vetëm për opozitën dhe për shtetin si strukturë juridike, por edhe për mazhorancë. Në këtë mënyrë, komisioni hetimor do të jape një kontribut të çmuar për shoqërinë shqiptare. Ky komision mund të ketë një raport të vetin, qe do të nënshkruhet nga te dy palët dhe do të doja ta fillojmë me rregullorën dhe besoj se anetarët e komisionit do të jene dakord”, tha Pollo.

taluant-balla-ps1Në emër të mazhorancës, deputeti i Partisë Socialiste, Taulan Balla,  shpreh se “ky komision është ngritur në tetor në kohën që opozita ishte në bojkot dhe është krijuar për të hetuar gjithçka, pasi është hedhur baltë mbi rilindjen e administratës publike. Megjithatë, kemi rënë dakord edhe për rregulloren, pasi tashmë kemi një legjislacion juridik dhe personalisht ne katër antarë të propozuar nga Partia Socialiste dhe kolegun nga LSI, jemi dakort të nisim punën”.

“Pa dashur të hyjmë në detaje, elementët kriminale të larguar nga administrata shtetërore strehohen sot në bashkinë Tiranë, në ndërmarrjen Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, në bashkinë Kamëz, në Paskuqan, Mamurras, Shkodër, në Petrele, Bërzhite, Kashar etj. Kështu, mos të nxjerrim konkluzionet dhe të bëjmë retorika politike, por të bëjmë punë profesionale, pasi kjo puna e elementeve kriminale ka mundësi të jetë në sfera të larta, aty ku ju qeverisni”, tha Balla, duke shënjestruar kryetarin aktual të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, si të implikuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button