🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 86.83 ▼1.46%
ARI 4,148 ▲1.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,463 ▲ +3.91% ETH $2,426 ▲ +6.25% XRP $1.3088 ▲ +2.89% SOL $95.9200 ▲ +3.93%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 86.83 ▼1.46 % ARI 4,148 ▲1.84 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

POLONI – Tusk: Rusia po përgatitet për sulme ndaj aleatëve të Ukrainës

– Kryeministri polak, Donald Tusk ka paralajmëruar se Rusia mund të përgatisë sulme hibride me dronë dhe raketa ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën, përfshirë Poloninë, sipas AP.

Duke folur në parlamentin polak, Tusk tha se paralajmërimi bazohet në vlerësime të shërbimeve të inteligjencës dhe se ekziston një rrezik real, që dronë ose raketa të hyjnë në territorin e vendeve të NATO-s në krahun lindor të Aleancës dhe të shkaktojnë dëme.

Sipas kryeministrit polak, sulme të tilla mund të paraqiten nga Rusia si incidente “aksidentale”, me synimin për të dobësuar reagimin e vendeve të NATO-s dhe unitetin e Aleancës.

“Plani rus, sipas vlerësimeve të inteligjencës, përfshin sulme hibride me dronë dhe raketa ndaj vendeve që mbështesin Ukrainën, përfshirë Poloninë”, tha Tusk para deputetëve.

Ai paralajmëroi gjithashtu se muajt e vjeshtës dhe dimrit, mund të jenë veçanërisht të vështirë për Ukrainën, ndërsa Rusia pritet të vazhdojë sulmet ndaj infrastrukturës dhe logjistikës ukrainase.

Tusk tha se një tjetër rrezik është që incidente të tilla, të përdoren për të vënë në provë kohezionin e NATO-s dhe për të krijuar përshtypjen se Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut, që parashikon mbrojtjen kolektive të aleatëve, është vetëm një mekanizëm teorik.

Paralajmërimi vjen pas një seri incidentesh ajrore në krahun lindor të NATO-s.

Aleanca ka deklaruar më herët se Rusia mban përgjegjësi për shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve aleate dhe ka forcuar mbrojtjen ajrore dhe kundërraketore në krahun lindor.

Polonia, e cila është anëtare e NATO-s dhe një prej vendeve kryesore për transportin e ndihmës perëndimore drejt Ukrainës, ka rritur masat e sigurisë përgjatë kufirit dhe në infrastrukturën kritike.

Tusk pritet të vizitojë Ukrainën për të diskutuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky masat ndaj këtyre rreziqeve dhe mbështetjen e mëtejshme për Ukrainën. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.