roze

Porsche ka një përgjigje për aksidentin e Paul Walker

Porche është detyruar të mbrohet pas padisë që e bija e Paul Walker ka bërë kundër saj ditën e djeshme. Kompania gjermane e makinave ka bërë një deklaratë lidhur me vdekjen e aktorit të “Fast and Furious” në vitin 2013.

“Siç edhe kemi deklaruar më parë, na vjen shumë keq për këdo që dëmtohet në një makinë të tipit Porche, por ne i besojmë përfundimeve të autoriteteve, ku thuhet qartë se kjo përplasje tragjike erdhi si rezultat i drejtimit të mjetit në mënyrë të pakujdesshme dhe gjithashtu si pasojë e shpejtësisë së tepruar, duke shkaktuar vdekjen e aktorit”, thuhej në deklaratën e kompanisë Porsche.

Sipas padisë së ngritur, vajza e aktorit pretendon se Paul ishte ende gjallë në momentin që automjeti ku ai ishte pasagjer u përplas në mënyrë fatale. Sipas saj, automjeti ka patur mjaft të meta në projektim, duke u përfshirë nga flakët, çka solli dhe vdekjen e të atit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button