Porti i Durrësit në 10 muaj, 1594 TEU (njësi kontejnerike) më shumë se 2014
Gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 85.700 TEU (njësi kontejnerike), ose 1.594 TEU më shumë se e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Nga të dhënat e sektorit të statistikave, mësohet se që nga fillimi i vitit në kalatat e Terminalit përkatës janë përpunuar 151 anije tregtare kontejneresh, me mbi 1 milion e 152 mijë ton mallra, ose 42 mijë ton mallra më shumë se 10-mujori i vitit të kaluar. Pjesa dërmuese e anijeve pasi kanë sjellë mallra nga vende të tjera janë ngarkuar po me kontejnerë, për tu nisur drejt destinacioneve të tyre.
Importet dhe eksportet me kontejnerë zenë përkatësisht 50.21 dhe 49.79 për qind të totalit. Numri më i madh I kontejnerëve është përpunuar përkatësisht gjatë muajve qershor, gusht dhe tetor të këtij viti.
Në portin e Durrësit gjatë kësaj periudhe janë përpunuar mbi 2 milione e 846 mijë ton mallra gjithsej.