Bota

Portugali, autobusi me turistë bie mbi një shtëpi, 29 viktima

Një autobus turistësh është përmbysur në ishullin e Madeira, në Portugali, duke shkaktuar të paktën 29 viktima, sipas autoriteteve portugeze. Lajmin e bën të ditur agjencia portugeze e shtypit Lusa.

‘Ka viktima por numri nuk është akoma i sigurt’, ka thënë kryebashkiaku Filipe Sousa. Shoferi i autobusit ka humbur kontrollin e mjetit që ka rënë mbi një shtëpi, në një skarpat në zonën e Canico, në Santa Cruz. Viktimat besohet se janë të gjithë me kombësi gjermane. Në bordin e mjetit udhëtonin 57 pasagjerë.

Sipas bashkiakut Sousa, janë 18 gra dhe 11 burra. Grupi ndodhej në Santa Cruz, në zonën e hoteleve të Quinta Splendida dhe po transferohej në Funchal. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.30 të ditës së djeshme (19.30 me orën tonë), në një kthesë.

Sipas informacioneve të para mjeti, përpara se të përfundonte jashtë rruge është përplasur me një autobus tjetër. Ekziston frika se bilanci mund të përkeqësohet, sepse ka shumë të plagosur në gjendje të rëndë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button