Prapaskena/ Federata Portugeze e Futbollit punon për të rikthyer CR7-ën në kombëtare
Largimi i Cristiano Ronaldos nga kampi i kombëtares portugeze ka shkaktuar një trazirë të madhe në atë shtet, ku kjo temë është kthyer në bisedën kryesore.
CR7 është një legjendë dhe pavarësisht prej asaj që ndodhi, Federata Portugeze e Futbollit nuk dëshiron që marrëdhënia e tyre me futbollistin të përfundojë kaq papritur dhe në mënyrë të trishtë.
Kjo është arsyeja pse federata po punon fort për të rikthyer paqen mes Cristianos dhe stafit teknik dhe në këtë pikë po përpiqet të organizojë një takim javën që vjen. Ata duan që me pëlqimin e lojtarit të afrojë të gjitha palët e përfshira.
Drejtorët shpresojnë që situata të zgjidhet, që marrëdhënia të kthehet në të përzemërt dhe të shëndetshme, dhe që karriera e Cristianos me ekipin kombëtar të mos mbarojë për shkak të ngjarjeve të fundit.
Brenda Federatës besojnë se ai meriton një fund të denjë dhe dinjitoz, që i përshtatet asaj që ka dhënë gjatë gjithë karrierës së tij. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.