☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,746 ▲1.04%
DOW 51,316 ▲0.76%
NASDAQ 27,275 ▲1.5%
NAFTA 89.20 ▼3.95%
ARI 4,225 ▲0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $86,704 ▲ +3.5% ETH $2,752 ▲ +2.18% XRP $1.5325 ▲ +2.94% SOL $122.5800 ▲ +4.09%
S&P 500 7,746 ▲1.04 % DOW 51,316 ▲0.76 % NASDAQ 27,275 ▲1.5 % NAFTA 89.20 ▼3.95 % ARI 4,225 ▲0.53 % S&P 500 7,746 ▲1.04 % DOW 51,316 ▲0.76 % NASDAQ 27,275 ▲1.5 % NAFTA 89.20 ▼3.95 % ARI 4,225 ▲0.53 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

Kos për ”Corriere della sera”: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

– Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos deklaroi se procesi i zgjerimit të BE-së po përjeton një moment të ri, duke theksuar se këtë vit janë arritur më shumë rezultate sesa në 25 vitet e fundit.

Në një intervistë për prestigjiozen italiane ”Corriere della sera”, në prag të prezantimit, më 6 tetor në Strasburg, të propozimit për rishikimin e politikës së zgjerimit, Kos paraqiti një panoramë të vendeve kandidate dhe ritmeve të ndryshme të procesit të anëtarësimit.

”Ky është ‘muri’ im i zgjerimit. Kemi grupin e vendeve në krye, me Malin e Zi dhe Shqipërinë, të ndjekura nga Moldavia dhe Ukraina. Në mes nuk kemi filluar ende as me Bosnjë-Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, dhe pastaj është rasti i Serbisë. Këtë vit po arrijmë më shumë rezultate për zgjerimin sesa në 25 vitet e fundit”, tha ajo.

Sipas Kos, ”dritarja e mundësive për zgjerimin do të mbetet e hapur edhe për një periudhë, por procesi ndikohet nga zhvillimet politike në vendet anëtare dhe nga faktorët gjeopolitikë”.

”Ekziston një orë gjeopolitike: Evropa nuk mund t’i lejojë vetes një vakum në fqinjësinë e saj për shkak të luftës së Rusisë, paqëndrueshmërisë në Ballkanin Perëndimor, konkurrencës për ndikim edhe me Kinën”, u shpreh Kos.

Ajo theksoi se paralelisht ekziston edhe ”ora e bazuar te merita dhe reformat” që u kërkohen vendeve kandidate.

Lidhur me Malin e Zi, komisionerja evropiane tha se vendi mund të përmbushë të gjitha kriteret në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Sa i përket Ukrainës, Kos hodhi poshtë mundësinë e anëtarësimit më 1 janar 2027, datë e përcaktuar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, duke theksuar se procesi i anëtarësimit bazohet në meritë.

”Është e qartë se kjo datë nuk është e mundur”, tha ajo, ndërsa shtoi se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjeopolitikën evropiane dhe ka rikthyer zgjerimin në rendin e prioriteteve të BE-së.

”Nuk ka privilegje dhe as ulje standardesh në procesin e anëtarësimit, por duhet të kemi parasysh se Ukraina po zhvillon një luftë për mbijetesë dhe kjo është arsyeja pse është gjithashtu detyra jonë ta ndihmojmë”, deklaroi Kos.

Ajo shpreson që deri në fund të vitit të hapen sa më shumë grupe kapitujsh për Ukrainën.

Kos identifikoi katër çështje kryesore që duhet të diskutohen nga liderët evropianë: ndikimin e zgjerimit te shtetet aktuale anëtare, reformat e brendshme të BE-së, masat mbrojtëse për garantimin e shtetit të së drejtës dhe demokracisë pas anëtarësimit, si dhe idetë për një integrim gradual të forcuar.

Sipas saj, integrimi gradual nuk duhet të shndërrohet në një alternativë ndaj anëtarësimit të plotë.

”Integrimi gradual mund të përdoret vetëm për vendet kandidate që po punojnë qartësisht për t’u bërë anëtare me të drejta të plota të BE-së, por që kanë nevojë për më shumë kohë. Nuk është zëvendësim i anëtarësimit”, tha Kos.

Për Serbinë, komisionerja evropiane theksoi rëndësinë e saj për stabilitetin e Ballkanit, por kritikoi glorifikimin e kriminelëve të luftës, mohimin e gjenocidit dhe revizionizmin, duke iu referuar funeralit të Ratko Mladiçit.

”Serbia duhet të vendosë se sa serioze është për rrugën evropiane, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, tha ajo.

Në lidhje me rolin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit në procesin e zgjerimit, Kos vlerësoi rolin e Italisë në grupin e Miqve të Ballkanit Perëndimor dhe në procesin e zgjerimit në përgjithësi.

”Italia, si anëtare themeluese e BE-së, luan një rol vendimtar, duke pasur marrëdhënie vërtet të shkëlqyera me vendet e asaj zone”, tha komisionerja.

Në fund, Kos foli edhe për reformimin e BE-së në kushtet e një zgjerimi të mundshëm me më shumë shtete anëtare. Ajo përmendi thjeshtimin e procedurave vendimmarrëse, kalimin nga unanimiteti në shumicën e cilësuar në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, mundësinë që një grup shtetesh të ecë përpara së bashku, si dhe përdorimin e klauzolave ”passerelle”.

Ajo kujtoi gjithashtu se Traktatet e BE-së parashikojnë mundësinë e një numri më të vogël komisionerësh, deri në dy të tretat e numrit të përgjithshëm të shteteve anëtare./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.