⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,044 ▼1.83%
DOW 48,900 ▼0.4%
NASDAQ 23,149 ▼3.06%
NAFTA 81.83 ▼0.74%
ARI 3,544 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,410 ▼ -5.93% ETH $1,642 ▼ -7.86% XRP $0.9116 ▼ -6.66% SOL $69.2600 ▼ -6.1%
S&P 500 7,044 ▼1.83 % DOW 48,900 ▼0.4 % NASDAQ 23,149 ▼3.06 % NAFTA 81.83 ▼0.74 % ARI 3,544 ▼3.85 % S&P 500 7,044 ▼1.83 % DOW 48,900 ▼0.4 % NASDAQ 23,149 ▼3.06 % NAFTA 81.83 ▼0.74 % ARI 3,544 ▼3.85 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kosova

Prej tri ditësh pa takuar të vëllanë e kthyer nga Haga, Daut Krasniqi pret në ballkon ta shohë Jakupin qoftë nga larg

Vetëm pak metra e ndajnë nga i vëllai, por prej tri ditësh Daut Krasniqi nuk arrin ta takojë Jakup Krasniqin, të kthyer përkohësisht nga Haga në shtëpinë e tij në Prishtinë, siç njofton Shqiptarja.com. Me bastun në dorë e lot në sy, ai pret një mundësi për ta përqafuar.

Një ditë më parë, Dauti shkoi deri te porta e shtëpisë së të vëllait, por nuk u lejua ta takonte. Sipas rrëfimit të tij, vajza e Jakupit i kishte kërkuar të mos takohej me të, ndërsa pamjet e publikuara në media e treguan të përlotur, teksa përpjekja për ta parë të vëllanë përfundoi pa sukses.

Sot, në ditën e tretë të vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, Dauti ka dalë në ballkonin e shtëpisë së tij, në lagjen Velania, me shpresën se të paktën do të mund ta shohë nga larg. Dy vëllezërit i kanë banesat shumë pranë njëri-tjetrit, por këtë herë afërsia nuk mjaftoi për t’i bashkuar.

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, mbërriti në Prishtinë më 18 nëntor, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i miratuan një vizitë për arsye të sëmundjes së rëndë të së shoqes, Sevdije Krasniqi. Vizita po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe me kufizime për personat që mund ta takojnë.

Ndërsa Jakup Krasniqi ndodhet pranë së shoqes së sëmurë, Dauti vazhdon të presë në shtëpinë ngjitur. Pas tri ditësh përpjekjesh për një përqafim, shpresa e tij tani është ta shohë të vëllanë, qoftë edhe për pak çaste nga ballkoni.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.