⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,044 ▼1.83%
DOW 48,900 ▼0.4%
NASDAQ 23,149 ▼3.06%
NAFTA 81.83 ▼0.74%
ARI 3,544 ▼3.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,410 ▼ -5.93% ETH $1,642 ▼ -7.86% XRP $0.9116 ▼ -6.66% SOL $69.2600 ▼ -6.1%
S&P 500 7,044 ▼1.83 % DOW 48,900 ▼0.4 % NASDAQ 23,149 ▼3.06 % NAFTA 81.83 ▼0.74 % ARI 3,544 ▼3.85 % S&P 500 7,044 ▼1.83 % DOW 48,900 ▼0.4 % NASDAQ 23,149 ▼3.06 % NAFTA 81.83 ▼0.74 % ARI 3,544 ▼3.85 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Kosova

PDK-ja mblidhet për çështjen e Hagës, javën e ardhshme prezantohen dy iniciativa

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur të premten një takim të përbashkët të Kryesisë, Grupit Parlamentar dhe kryetarëve të degëve, ku është diskutuar për hapat e ardhshëm në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të prezantohen dy iniciativa: strategjia shtetërore për mbrojtjen në fazën e apelit dhe një iniciativë e re ligjore për Dhomat e Specializuara.

Sipas Çitakut, iniciativa ligjore do të mbështetet në tekstin që Kuvendi i Kosovës e miratoi në tetor, duke përfshirë edhe kontributet e PDK-së, ekspertëve dhe grupit punues.

Ajo ka vlerësuar se uniteti i partive parlamentare shqiptare në mbrojtje të luftës së popullit të Kosovës për liri dhe të çlirimtarëve në Hagë ka rëndësi historike.

Çitaku ka falënderuar partitë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin në trajtimin e kësaj çështjeje, të cilën e cilësoi si kauzë kombëtare.

Ajo ka riafirmuar se mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së në fazën e apelit mbetet prioritet absolut i PDK-së.

“PDK do të angazhohet deri në fund që çlirimtarët të kenë mbështetjen e shtetit në çdo nivel, me mobilizimin e të gjitha kapaciteteve institucionale dhe me fonde të mjaftueshme për të ndërmarrë çdo veprim të mundshëm”, thuhet në komunikatën e partisë.

Sipas PDK-së, synimi i këtyre angazhimeve është rrëzimi i aktgjykimit të shkallës së parë dhe fitorja e ish-krerëve të UÇK-së në procesin e apelit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.