Prej UNESCO-s Ohri dhe Struga të njihen në botë, afat deri në vitin 2030 për masat mbrojtëse
Statusi “UNESCO World Heritage” (Urolld Heritixh) është një faktor shumë i rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të Ohrit dhe Strugës. Dy qytetet njihet në mbarë botën pikërisht për kombinimin e liqenit, natyrës, historisë dhe qytetit të vjetër të Ohrit dhe statusi UNESCO e rrit prestigjin dhe besueshmërinë e destinacionit, thotë profesori universitar Sasho Korunovski. -Statusi UNESCO-s është brendi për turistët e huaj në Ohër, shton ai.
“Ohri meriton shumë më shumë nga ajo që ne sot e japim, sepse deklarata që Ohri për shkak të trashëgimisë kulturore dhe natyrore nuk sjellë turistë është totalisht gabim, përkundrazi sepse Ohri është top destinacion pikërisht për shkak të Trashëgimisë kulturore dhe natyrore kryesisht tek turistët e huaj por edhe tek turistët vendas”, u shpreh Sasho Korunovski – profesor universitar.
Kryetar i Komunës së Ohrit, Kirill Pecakov, thotë se ka përmirësime në përmbushjen e kërkesave të UNESCO-s sa i takon ruajtjes së statusit.
“Ka lëvizje dhe mes punëve që lëvizje është edhe ajo dhe janë evidentuar në vetë raportin, kur flasim për raportin ajo qe është e rëndësishme për ata në shumë pika më parë kanë qenë të parëndësishme ndërsa tani në tre ose katër pika e notojnë punën mes Maqedonisë dhe Shqipërisë në nivel shumë të lartë, ata kërkojnë të formohet një trup punues që do të funksionojë do të dorëzojnë raporte dhe do të kujdesen për masat dhe rekomandimet”, theksoi Kiril Pecakov – kryetar i Komunës së Ohrit.
Kujtojmë se në seancën e 48-të të Komitetit të Trashëgimisë Botërore në Busan, Koreja e Jugut, UNESCO nuk e futi rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik. Sipas raportimeve mbi vendimin e korrikut 2026, Maqedonisë së Veriut i është dhënë kohë deri në vitin 2030 për zbatimin e masave të kërkuara. Një raport i ri për progresin pritet të dorëzohet në fillim të shkurtit 2027./TV21/



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.