☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 10 July 2026
S&P 500 7,544 ▲0.81%
DOW 52,487 ▲0.27%
NASDAQ 26,207 ▲1.3%
NAFTA 71.96 ▼0.17%
ARI 4,110 ▼0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $64,222 ▲ +2.03% ETH $1,784 ▲ +1.69% XRP $1.1124 ▲ +1.46% SOL $79.2900 ▲ +1.45%
S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.96 ▼0.17 % ARI 4,110 ▼0.75 % S&P 500 7,544 ▲0.81 % DOW 52,487 ▲0.27 % NASDAQ 26,207 ▲1.3 % NAFTA 71.96 ▼0.17 % ARI 4,110 ▼0.75 %
EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1431 EUR/GBP 0.8528 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 93.9093 EUR/MKD 61.6400 EUR/RSD 117.3527 EUR/TRY 53.6687 EUR/JPY 185.63 EUR/CAD 1.6199
10 Jul 2026
Breaking
Kronika

Premtimi që u kthye në makth! Si 80-vjeçari italian ia bëri jetën në ferr shqiptares e dy fëmijëve të saj

Një premtim për një jetë më të mirë në Itali përfundoi në vite dhune, frike dhe poshtërimi për një grua shqiptare dhe dy fëmijët e saj. Një 80-vjeçar nga Presicce-Acquarica, në provincën e Leçes, është dënuar me 3 vjet e 3 muaj burg për keqtrajtim në familje dhe plagosje, pas një procesi që zbardhi një seri episodësh të rënda dhune të ndodhura mes viteve 2017 dhe majit 2021.

Vendimi u dha nga Seksioni i Parë Penal i Gjykatës, e cila urdhëroi gjithashtu ndalimin e të dënuarit nga ushtrimi i funksioneve publike për pesë vjet. Gjykata caktoi një dëmshpërblim paraprak prej 25 mijë eurosh për bashkëshorten dhe djalin e mitur, si edhe 10 mijë euro për vajzën madhore, ndërsa dëmshpërblimi i plotë do të përcaktohet në proces civil. Prokuroria kishte kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg.

Sipas hetimeve, burri kishte sjellë në Itali gruan shqiptare, shumë më të re në moshë se ai, së bashku me dy fëmijët e saj nga një marrëdhënie e mëparshme, duke i premtuar një familje të re dhe një mundësi për të lënë pas vështirësitë ekonomike. Megjithatë, sipas akuzës, shumë shpejt jeta e tyre u kthye në një makth.

Prokuroria provoi se për vite me radhë familja jetoi nën një regjim të vazhdueshëm dhune psikologjike dhe fizike. Burri kontrollonte çdo lëvizje të gruas dhe fëmijëve, nuk i lejonte të dilnin lirshëm, pengonte ndjekjen e rregullt të shkollës dhe madje u mohonte edhe momentet e pushimit. Ata detyroheshin të zgjoheshin në orët e para të mëngjesit për të pastruar apartamentet që jepeshin me qira.

Dhuna shoqërohej vazhdimisht me ofendime dhe kërcënime. Ai u thoshte se ishin “parazitë” dhe “qenër”, duke përsëritur se ishte ai që komandonte dhe se ata duhej t’i bindeshin. Në disa raste i kërcënonte se do t’i vriste, nëse nuk largoheshin nga shtëpia.

Një nga episodet më të rënda ndodhi në tetor të vitit 2017, kur djali, atëherë vetëm gjashtë vjeç, u godit me forcë dhe u përplas pas një kaloriferi. Fëmija pësoi një plagë në kokë me gjakderdhje të madhe dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Trikazes për të marrë ndihmë mjekësore.

Sipas akuzës, edhe vajza u bë disa herë viktimë e dhunës. Ajo u godit me shuplaka në raste të ndryshme, ndërsa në një episod burri shkoi deri në plazh, ku e ofendoi rëndë dhe e kërcënoi duke mbajtur në dorë një gur.

Kur gruaja shprehu dëshirën për t’u ndarë, situata u përshkallëzua edhe më shumë. Sipas dosjes hetimore, ai e kapi nga fyti dhe i tha se do ta vriste. Në një rast tjetër kërcënoi edhe djalin, duke i thënë se nëse nëna nuk largohej me të dy fëmijët, do t’i vriste të tre.

Hetimet nisën pas paraqitjeve të përsëritura të gruas dhe vajzës në urgjencën e spitalit të Trikazes, ku mjekët konstatuan dëmtime, që ngritën dyshime për dhunë në familje. Nga hetimet e mëvonshme u rindërtua një histori e gjatë abuzimesh, kërcënimesh dhe kontrolli të vazhdueshëm, që përfundoi me dënimin e 80-vjeçarit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.