Ekonomia

Presidenca kërkon 10 milion lekë të reja shtesë në pr/buxhetin e vitit 2016

Institucioni i Presidentit të Republikës ka kërkuar 10 milione lekë të reja shtesë në Pr/Buxhetin e vitit 2016 të planifikuar nga Ministria e Financave për këtë institucion.

Shefi i Kabinetit i Institucionit të Presidencës, Florian Nuri, parashtroi këtë kërkesë mëngjesin e të premtes gjatë punimeve në Komisionin parlamentar të ligjeve. Sipas tij, Institucioni i Presidencës ka nevojë për më shumë fonde në kuadër të përballimit të aktiviteteve për vitin e ardhshëm. “Ne si institucion vlerësojmë se në pr/buxhetin e vitit 2015 parimisht janë plotësuar thuajse të gjitha nevojat që ne kishim parashtruar, por ende mbetet “ngërç” fondi i shpenzimeve operative, pra për aktivitete, ceremoni .etj”, tha Nuri.

Sipas tij, “institucionit të Presidentit i janë alokuar vetëm 10 milione lekë, teksa ne kishim kërkuar 20 milion lekë të reja për shpenzime operative. Pra nevojiten dhe 10 milion lekë të reja për të plotësuar të gjitha parashikimet e bëra mbi evenimentet dhe shpenzimet operative të parashikuara nga institucioni ynë”, tha Nuri.

SAM_2035Gjatë diskutimeve në komision, deputetët pyetën përfaqësuesin e Presidentit nëse buxheti ka njohur rritje krahasuar me një vit më parë, por për këtë u përgjigj përfaqësuesi i Ministrisë së Financave, që nënvizoi se zëri i shpenzimeve dhe investimeve ka një rritje prej 9%, teksa vlerësoi se Ministria e Financave do të marrë në shqyrtim kërkesën e Presidencës për shtimin me 10 milion lekë të fondit në fjalë.

Pas Presidencën në Komisionin e Ligjeve u paraqit, Avokati i Popullit Igli Totozani, që shtoi se shtesat e parashikuara nga pr/buxheti i vitit 2016 janë të drejtuara lidhur me punësimin e dy komisionerëve të rinj pranë këtij institucioni. Sipas, AP ky buxhet parashikon dhe ka gjetur me vend kërkesat tona, duke i pasqyruar ato në shifra. “Ne jemi të kënaqur me pr/buxhetin e vitit 2016. Të gjitha kërkesat tona janë parashtruar. Me fondin shtesë të alokuar nga Ministria e Financave do të pranohen dy komisioner të rinjë në institucionin e AP, të cilët do të rrisin e asistencën e këtij institucioni ne fushën ku ai operon”, vijoi Totozani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button