☁️
Tiranë 15°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,382 ▲0.21%
DOW 45,363 ▲0.43%
NASDAQ 20,945 ▼0.02%
NAFTA 102.44 ▲2.81%
ARI 4,558 ▲0.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,743 ▲ +1.56% ETH $2,070 ▲ +3.68% XRP $1.3492 ▲ +1.45% SOL $84.6200 ▲ +2.93%
S&P 500 6,382 ▲0.21 % DOW 45,363 ▲0.43 % NASDAQ 20,945 ▼0.02 % NAFTA 102.44 ▲2.81 % ARI 4,558 ▲0.75 % S&P 500 6,382 ▲0.21 % DOW 45,363 ▲0.43 % NASDAQ 20,945 ▼0.02 % NAFTA 102.44 ▲2.81 % ARI 4,558 ▲0.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Amerika

Presidencialet në SHBA, figura e Clinton dobësohet në sondazhe

Gara për t’u bërë alternativa liberale për Hillary Clinton tashmë ka nisur. Por falë sondazheve të reja, që tregojnë se ish-zonja e Parë ka shumë pika të dobëta kur bëhet fjalë për besueshmërinë dhe pëlqimin, del në pah se konkurrentët e tjerë në garën presidenciale, si Bernie Sanders nga Vermonti dhe Marin O’Malley nga Merilendi, mund të kenë më shumë shanse nga sa mendohej.

Një tjetër shenjë alarmante për Clinton, – raporton CNN në edicionin online -, është se rivalët republikanë e kanë vendosur atë përballë figurave të forta, si senatori i Kentakit, Rand Paul; ai i Floridës, Marco Rubio; dhe guvernatori i Uiskonsinit, Scott Walker, të cilët kanë nisur të shqyrtojnë marzhet e gabimeve që mund të bëhen në sondazhe.

Mbështetja për Clinton aktualisht është në kuotën 46 për qind, më pak se 53 për qind që ishte në mars. Nga këta, sipas një sondazhi të CNN/ORC, vetëm 42 për qind e shohin atë si një figurë të ndershme e të besueshme, një rënie e ndjeshme nga 50 për qind që ishin në mars.

Kërcënimi më i madh për ish-sekretaren e Shtetit, sigurimi i nominimit nga demokratët, duket se ka kaluar. Por sondazhet tregojnë se asaj i duhet ende të luajë një lojë të fortë ndaj Sanders dhe O’Malley. Kuota e mbështetjes së Clinton tek demokratët ka rënë nga 69 për qind që ishte në prill në 60 për qind aktualisht.

Pas saj renditen zëvendëspresidenti Joe Biden me 14 për qind të mbështetjes, Sanders me 10 për qind, kuotë kjo e dyfishuar nga muaji mars, ndërsa O’Malley me zor arrin në 1 për qind, pa harruar këtu se zyrtarisht e nisi fushatën e tij fundjavën që sapo lamë pas.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.